Zvogëlohet fondi për ndihmën ekonomike, ka diskriminim shprehet avokati

Zvogëlohet fondi për ndihmën ekonomike, ka diskriminim shprehet avokati

Elbasan/ Njoftim pune me preferenca raciale
Këshilli i Evropës: Shqipëria të regjistrojë minoritetet
Nëndrejtoresha e shkollës diskriminon vogëlushen me Sindromën Down

I ftuar në emisionin e mëngjesit në Scan TV,  avokati Gentian Sejrani diskutoi për vështirësitë e lidhjes së ndihmës ekonomike për familjet rome dhe egjiptiane. Me buxhetin e vitit 2023 do ketë vështirësi të shtuara për këto familje, sepse sistemi i pikëzimit përjashton 3000 familje. Në fakt është ulja e fondit që penalizon këto familje, jo sistemi, i cili thjesht rendit familjet në varësi të kushteve të jetesës.

Që të kishte barazi, të gjitha familjet që plotësojnë kushtet sipas ligjit duhet të marrin ndihmë ekonomike, jo të renditen. Ndihma ekonomike ka të bëjë me pamundësinë e një familjeje për të jetuar për shkak të papunësisë, të mospasurit të një strehe ose invaliditet fizik e shëndetësor. Nëse një familje e kalon fazën e parë, dhe më pas ngec te renditja, kjo nuk do të thotë se kjo familje nuk është më në nevojë.
Kriteret për të përfituar ndihmë ekonomike janë të qarta dhe të përcaktuara nga ligji. Kriteret e pikëzimit kanë të bëjnë me pasjen në pronësi të objekteve të ndryshme elektroshtëpiake dhe të dhëna të tjera mbi mënyrën e jetesës. Këto janë arbitrare dhe lënë jashtë ndihmës familje që nuk kanë asnjë dallim me ato që e përfitojnë.

Problem tjetër që avokati përmendi, është që kompanitë e fasonerisë që ofrojnë vende pune për punëkërkuesit, ofrojnë paga abuzive, orare që nuk respektojnë Kodin e Punës dhe nëse nuk mbahen nën kontroll nga institucionet, kthehen në shfrytëzuese të këtyre personave. Ata mund të punojnë aty disa muaj dhe më pas largohen për shkak të kushteve shumë të vështira.

Gjithashtu, i pyetur nga Scan TV, avokati u pyet edhe për padinë ndaj ERE që organizata Drejtësi Sociale planifikon të depozitojë pranë Gjykatës Kushtetuese. Për lidhjen e kontratave të reja të energjisë elektrike, ato familje që jua kanë prerë, kanë pamundësi për të bërë rilidhjen. Për shkak të mungesës së energjisë, ka pasur edhe raste vdekjesh, një i vetëvrarë në Gramsh, e një tjetër që humbi fëmijën e vogël në Fier. Lidhja e kontratës shkon 220mijë lek të vjetra ose më tepër, shumë më e madhe se ndihma ekonomike.

COMMENTS

WORDPRESS: 0