Zjarri shpërthen në kampin e emigrantëve, duke detyruar evakuimin e 550 personave

Zjarri shpërthen në kampin e emigrantëve, duke detyruar evakuimin e 550 personave

Zjarr në Elbasan/Re gjigande tymi përfshijnë qytetin
Digjet nga flakët e zjarrit një bujtinë në fshatin Theth
Berat/ Banesa në flakë, zjarrfikësit arrijnë të shpëtojnë paratë e familjes

Një zjarr i madh ka shperthyer te dielen vonë në një kamp emigrantësh që do të mbyllej së shpejti në ishullin grek të Samos, duke detyruar evakuimin e tij.

Nuk raportohet për të lënduar apo dëme të mëdha.

Autoritetet thanë se zjarri filloi në disa ndërtesa të braktisura brenda kampit dhe ishte vënë nën kontroll.

Ata gjithashtu kanë filluar evakuimin e 550 emigrantëve në një vend të zbrazët pranë hyrjes së kampit, ndërsa 10 të mitur të pashoqëruar u zhvendosën brenda natës në një strukturë të re në ishull.

Transferimi i të gjithë emigrantëve në një strukturë të re prej 43 milionë eurosh duhet të përfundojë të mërkurën. Kampi ekzistues dikur strehonte deri në 7,500 emigrantë në kushte të mjerueshme, siç pranoi të shtunën ministri i Migracionit dhe Azilit Notis Mitarakis.

COMMENTS

WORDPRESS: 0