Pasditen e sotme, një zjarr i madh ka dalë jashtë kontrollit në Kavajë, në ish-fabrikën e qelqit.
Një person ka dashur të djegë disa mbeturina dhe zjarri ka marrë më tej duke mos mundur ta fikte atë. Për shkak të kësaj pakujdesje rrezikohen shtëpitë që janë aty pranë.
Në vendngjarje kanë ardhur dy zjarrfikëset e Kavajës për shuarjen e zjarrit, por është e pamundur dhe pritet të vijnë dhe dy zjarrfikëset e Rrogozhinës
COMMENTS