Zjarr në Elbasan/Re gjigande tymi përfshijnë qytetin

Zjarr në Elbasan/Re gjigande tymi përfshijnë qytetin

Elbasan/ Një person gjendet i shtrirë në rrugë (video)
SI I KANË PRITUR PENSIONISTËT ELBASANAS SHPËRBLIMET E FUNDVITIT ?
Me nevojë dhe aftësi të veçantë

Mëngjesin e sotëm qyteti i Elbasanit u përfshi nga një shtëllungë e madhe tymi e shkaktuar nga djegia e dyshekëve të një fabrike private, në fshatin Katund i ri.

Paraprakisht, dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në sistemin elektrik të objektit të këtij biznesi. Shërbimet zjarrfikëse vijojnë punën për shuarjen e zjarrit. Mësohet ndërkohë se objekti është shkrumbuar plotësisht. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, me qëllim zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit. Nga raportimet në terren, zbulohet se objekti është në pronësi të Florenc Subashit.

NJOFTIMI I POLICISE
Rreth orës 10:20, në fshatin Katund i Ri, Elbasan, ka rënë zjarr në një subjekt privat (fabrikë për prodhimin e sfungjerit), në pronësi të shtetasit F. B., 53 vjeç., banues në lagjen “Dyli Haxhire”, Elbasan. Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

COMMENTS

WORDPRESS: 0