Zgjedhjet 2021/ Nevoja  për t’u përfshirë politikisht në një moment ku njerëzit e kanë humbur besimin te politika

Zgjedhjet 2021/ Nevoja për t’u përfshirë politikisht në një moment ku njerëzit e kanë humbur besimin te politika

Në Shqipëri është shumë e thjeshtë që fëmijët të blejnë alkool dhe duhan
Ka 22 vjet që shet gazeta dhe stina e verës është e preferuara e tij.
Lumi “gllabëron” rrugën e fshatit

Unë vij nga një komunitet ku e di shumë mirë çfarë do të thotë të jesh poshtë. Është shumë e vështirë çfarë ndodh kur dëshiron të ngresh zërin për diçka dhe askush nuk të dëgjon”- shprehet 28-të vjeçarja nga Korça, Kandidate në Listat e Partisë Lëvizja e Re, Dorina Hajdinllari.

Komuniteti Rom dhe egjiptian ndër vite është diskriminuar dhe nuk ka patur përfaqësues në parlamentin shqiptar, në mënyrë që problemet dhe sfidate  tyre të përditshme të dëgjohen dhe të trajtohen për një zgjidhje.

Janë pikërisht këto arsye që e kanë shtyrë Dorina Hajdinllarin të bashkohet me një forcë të re politike për të qënë syri dhe veshi i komunitetit egjiptian në Parlamentin e Shqipërisë pas zgjedhjeve të 25 Prillit. Pas 6 vitesh eksperiencë si aktiviste në komunitet dhe anëtare e Shoqërisë Civile ajo e di më së miri se për çfarë kanë nevojë qytetarët e Korccës.

Po kush është profili i Dorina Hjadinllarit?

Dorina ka  kryer studimet pranë Universitetit Fan. S. Noli, Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë, dega Gjuhë- Letërsi në qytetin e Korçës. Më pas ka kryer edhe ciklin e dytë të studimeve “Master Profesional” për arsim të mesëm edhe të lartë në Gjuhë-Letërsi me profil minor në Arte. Është përfshirë si aktiviste për mbrojten e të drejtave të komunitetit Rom dhe Egjiptian , përfshirjen e tyre në institucionet vendimmarrëse.  Gjithashtu është nismëtare e një grupi për krijimin e një reviste te quajtur “Rilindja e Egjiptianëve të Ballkanit”.Vazhdon të jetë pjesë aktive e disa OJF-ve.

Në një intyervistë për  Informim.al 28-të vjeçarja tregon për vendiminn e saj për tu përfshirë në politikë në një moment ku njerëzit e kanë humbur besimin  dhe përse zgjodhi pikërisht LRE-në.

 

Si erdhi vendimi për t’u përfshirë në një parti politike, a ka qenë kjo një dëshirë e hershme e juaja apo erdhi si pasojë e zhvillimeve në vendin tonë?

Për mua është një sfidë, por unë jam njeri që I ndërmar sfidat dhe thashë përse jo?   Le  të  jem një gur ndryshimi në shoqërinë shqipëtare, përderisa jetojmë në një shoqëri të tillë dhe secili prej nesh duhet të japë atë kontributin sado të vogël për ta ndryshuar atë.

 

Përse zgjodhët të bshkoheshit pikërisht me LRE?

Unë zgjodha t’i bashkohem kësaj partie për shkak të vizionit. Më parë nuk jam marë asnjëherë me asnjë parti politike . Sepse nuk e kam parë në interesim tim, në kuptimin që të jem dakort me programet ose me politikat që një parti ka patur.  LRE është si një foshnje e vogël, e cila është krijuar shumë shpejt. Duke parë se është parti e re ishte një lloj sfide sigurisht. Madje kam patur ftesa edhe nga parti të tjera, por LRE pavarësisht se është një parti e vogël, brenda mbart një forcë të madhe. Ka objektiva të larta dhe unë kam shpresën dhe besimin se do të ngrihet shumë lart.

 

Cila është pika më e fortë e kësaj partie të cilës ju i besoni?

Pika më e fortë e kësaj partie është  ndershmëria dhe kompriomisi 0 ndaj partive të tjera, korrupsionit dhe të të bërit gjerat drejt ashtu siç duhet.

 

Po pika e dobët, nëse ka..?

Është mirë që ne ti pranojmë pikat e dobëta sepse kur njeh pikat e dobëta , I forcon ato dhe më pas i përdor ato si avantazh. Ne nuk bëjmë kompromis me median. Mediat  nuk tregojnë interes, pavarësisht se ne jemi të hapur, asnjë nga përfaqësuesit e LRE  në rrethe nuk është përfshirë mediatikisht.

 

Përse mendoni se mediat nuk kanë shfaqur interes ndaj  jush?

Është një zgjedhje e tyre, nuk kanë interes për këtë gjë, janë fokusuar te partitë e mëdha. Ne punën tonë po e bëjmë dhe nuk ka rëndësi që të dukemi në media, pasi ne kemi rrjetet sociale facebook, gjithashtu professor Galdini del çdo mbrëmje në “Këndin e Shpresës” dhe ne kemi rrjetet e tjera sociale.

 

Duke qenë se ju jeni nje aktiviste e të drejtave të komunitetit që përfaqësoni,  atij rom edhe egjiptian, si e keni pare mbështetjen e tyre dhe cilat janë pritshmërite tuaja nga komuniteti dhe qytetarët e tjerë në tërësi?

Sigurisht që po, unë jam prej 6 vitesh një aktiviste  e shoqërisë civile, jo vetëm e komunitetit rom edhe egjiptian. Së fundi jam vlerësuar edhe nga ‘Rrjeti i Personave me Aftësi të Kufizuara’ në qytetin e Korçës , duke qenë se jam afër këtyre aktivitetve sigurisht që ka qenë një lloj befasie edhe për njerëzit, duke qenë se ata e kanë ditur se unë nuk kam patur asnjëherë lidhje me politikën, por sigurisht që kam patur shumë mbështetje  nga pjesa e komunitetit por edhe nga pjesa tjetër e qytetarëve të cilët më njohin. Ka qenë një mbështetje më e madhe sesa pritshmëritë e mia. Duke qenë se kjo parti ka në fokus bashkimin e vlerave dhe të shtresave të ndryshme, sigurisht duhet theksuar edhe ana kulturore dhe historike e popullit tone, duke mos harruar që populli ynë është një popull i lashtë përsa i përket historisë dhe kulturës.

 

Çfarë mendoni se LRE mund tu ofrojë atyre konkretisht dhe cila është garancia që I’u jepni atyre, se nuk do ta keqpërdorni besimin  e dhënë ndaj jush?

Ne nuk jemi si partitë e tjera që të dalim dhe  të ju rendisim njerëzve që do bëjmë gjëra pa-mbarim dhe në fund të 4 viteve të mos plotësojmë asnjë nga objektivat apo gjërat  që kemi thënë. Ajo që unë si Dorinë ju them dhe ju premtoj qytetarëve është vetëm mbështetuje, do jem zëri i tyre. Unë vij nga një komunitet ku e di shumë mirë çfarë do të thotë të jesh poshtë . është shume vështirë çffarë ndodh kur dëshiron të ngresh zërin për diçka dhe askush nuk të dëgjon.

Kjo ndodh për shkak të edukimit që ata kanë, për shkak të artikulimit, për shkak të paragjykimit. Jetojmë në një shoqëri paragjykuese.  Në momentin që secilit prej punonjësve të administratës ju shkon një qytetar i veshur jo mirë  ka një sjellje ndryshe nga një person i mbajtur. Unë i premtoj komunitetit tim dhe qytetarëve që më besojnë se do të jem zëri dhe veshi i tyre në momentin që ata do kenë nevojë për mua. Ku sigurisht unë i di shumë mirë problemet e tyre dhe pikat ku çalon komuniteti . Unë dua mbështetje  dhe në qoftë se arrij atje ku kemi synim që të arrijmë, do të jem unë mbështetje për ta kudo që ata do të kenë nevojë.

 

Sipas përllogaritjeve tuaja, duke parë edhe se si  po shkon situata para zgjedhjeve, a keni një numër  te caktuar mandatesh , pra një objektiv për të cilin jeni të sigurtë që do e arrini për secilin qark?

Përsa i përket pritshmërive di të them që do të jetë viti i surprizave, përsa i përket zgjedhjeve. Qytetarët janë të zhgënjyer nga politikanët dhe partië politike, në komunikimet tona ne kuptojmë që ata e ndjejnë se janë të nëpërkëmbur  ndër vite. Për këtë arsye ne kemi besimin se ata do bëjnë zgjedhjen e duhur kur të jenë pranë kutisë së votimit më 25 Prill.

 

Po në Korçë duke qenë se ju kandidoni në këtë qytet dhe jeni e 3-ta në lista, sa mandate synoni të arrini?

Mbetet për tu parë… Nuk dua të flas si të gjithë politikanët që të bëjnë  premtime boshe, por me punën tonë dhe mbështetjen e qytetarëve do t’i arrijmë ato numra. Nëse secili prej nesh vë një gur të vogël në themel ka për ta ngritur shoqërinë shqipëtare  aty ku duhet, ku dëshirojmë dhe e meritojmë mbi të gjitha. Duhet të shohim drejt perëndimit dhe veprave që na cojnë sa më afër familjes Europiane .

 

Si mund ta përkufizonit shkurtmisht filozofinë e LRE dhe çfarë e bën atë të veçantë nga partitë e tjera?

LRE është transformim i domosdoshëm i shoqërisë shqipëtare. Për mua si kandidate ishte një lloj surprise dhe shumë  e vlerësuar për vlerësimin nga ana e LRE për mua. Unë e vendosa që të jem në ushëtim me LRE, pasi ka kartën e vlerave,  të cilave unë i besoj që janë:  1. Pasqyrimin e vlerave morale; 2. Atdhedashurinë; 3. Krijimin e një shoqërie të madhe( qytetet , fshatrat ); 4. Shkollat, Edukimi i Brezave; 5. Shtetformimi ose shtetbërja ; 6. Barazia sociale;   7. Familja baza e shoqërisë së madhe ; 8. Dinjiteti njerëzor; 9. Diaspora dhe emigrantët shqipëtarë;

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0