Zbulohet shkaku i helmimit në Bulqizë, procedohet një person

Zbulohet shkaku i helmimit në Bulqizë, procedohet një person

Pa ujë e rrugë në pikë të verës, në fshatin Mirakë të Librazhdit
Elbasan: Nis rikonstruksioni i 24 banesave të komunitetit Rom /Egjiptian
Starton sot provimi i parë i Gjuhës së Huaj ,34 mijë maturantë i nënshtrohen sot testimit…

Një ndërhyrje në rrjetin e ujit të pijshëm të fshatit Gjoricë të Bulqizës shkaktoi helmimin e rreth 40 banorëve. Policia ka zbardhur rastin dhe ka proceduar një 64-vjeçar. Kadri Muça, pronar i një HEC-i në zonën e Gollobordës. Policia njofton se personi ka montuar një tub plastik në rrjetin e ujësjellësit dhe kjo ka sjellë përzierjen e ujit të pijshëm të fshatit me ujërat e zeza.

Banorët pas konsumimit të ujit, përfunduan në spital me shenja helmimi. Që nga dita e premte deri të dielën për ndihmë mjekësore u paraqitën rreth 40 persona, të cilët pas trajtimit dolën nga spitali. Ishin analizat ato që saktësuan se helmimi i banorëve kishte ardhur si pasojë e konsumimit të ujit të pijshëm. Banorët e së njëjtës njësi administrative kanë pasur probleme me ujin e pijshëm edhe më herët duke përfunduar në spital me shenja helmimi.

Para se të zbulohej kjo ndërhyrje, zyrtarë të ujësjellësit, spitalit dhe shëndetit publik mohuan të kishte ndonjë helmim dhe se kryesisht dyshohej të ishte virozë e stinës.

COMMENTS

WORDPRESS: 0