Influenceri teknologjik Gentian Pogri ka vënë sot alarmin mbi një aplikacion të krijuar për android dhe iphone nga Partia Socialiste, e cila duket si tentativa e radhës për të organizuar militantët dhe të punësuarit në administratë për fuqizimin mediatik dhe kibernetik të partisë. Z. Progri vendos theksin te teknologjia e përdorur në këtë aplikacion, që i ngjan social credits që tashmë përdoret në Kinë, një vend diktatorial. Në faqen e tij në LinkedIN ai shprehet se:
‘Aplikacioni i monitorimit te administrates, aplikacion qe ne varesi te aktivitetit te vendos rrogen, pozicionin e punes apo uljen e ngritjen ne detyre! Shifrat e rreme te views, like, share, klikime ne portale jane fake dhe me detyrim! Ky aplikacion ne back-end mban shenim cdo event, cdo numer like, kohen dhe shume te dhena te tjera qe perdoren per presion dhe “meritokracine” e administrates.
Tani spo e ndaj dot e kane bere kompanite e granteve te Edones apo kto te tenderave te AKSHI – Do me ndihmoni me ndonje debug me te thelle ? …
SHTESE : I njejti sistem eshte ne Kine – Social Kredit ose ne Bangladesh earn points on social’
Skandali i patronazhistëve ishte vetëm qershia mbi tortë mbi torturën e vazhdueshme të social media që raportonin vazhdimisht të punësuarit në shtet, ku ata dhe familjarët ishin të presionuar që të bënin share, like dhe comment postimet në socials të faqeve respektive qeveritare. Një përdorim i tillë i teknologjisë, është jo dhe aq inovator në botë, por është diçka e papërdorur më parë në Shqipëri, dhe shtyn më tej pamundësinë e qytetarëve për zgjedhje të lira dhe demokratike. Në një kohë ku shifrat janë gjithçka, një aplikacion i cili shtyn pëpara me numra jo të vërtetë është me vlerë të jashtëzakonshme.
Aplikacioni ka këtë përshkrim në faqen e tij zyrtare:
Kjo platformë e Partisë Socialiste të Shqipërisë, i jep mundësinë çdo personi që ka ide dhe dëshirë, të jetë pjesëmarrës në gara lokale ose kombëtare, të çojë përpara nismat e tij, si dhe të jetë një faktor aktiv në komunitetin ku jeton.
Aktiv1st është një platformë inovatore, e thjeshtë për tu përdorur nga të gjithë ata që duan të bëhen një zë në shoqëri, duan të jenë nismëtarë ose mbështetës të kauzave në komunitetet e tyre. Platforma është një hapësirë e përbashkët inovative që vlerëson angazhimin dhe iniciativën, si dhe i jep zërin e duhur atyre që duan të kontribuojnë më shumë për të mirën e përbashkët, në nivel lokal dhe kombëtar.
Në zemër të aktivizmit politik, në vetëm 3 hapa.
Hap profilin tënd dhe bëhu pjesë e një komuniteti virtual, i cili nëpërmjet një sistemi transparent të pikëzimit, vlerëson iniciativën dhe dëshirën për të angazhuar individë me interesa të ngjashme për të arritur më shumë dhe për të çuar përpara kauza të caktuara.
Aktiv1st mbështetet tek një sistem pikëzimi, i cili ndërveprimet me platformën on-line i përkthen në një vlerësim të pasqyruar në “leaderboard”, sipas të cilit do të vlerësohen dhe individët, të cilët shfaqin më shumë iniciativë.
Ky aplikacion mundëson që përdoruesi të ushtrojë aktivizmin dhe të informohet në kohë reale, në të njëjtën hapësirë virtuale. Platforma përfshin dhe një seksion për lajme, duke u bërë një kanal të mirëfilltë informimi, ku lajmet ngarkohen në kohë reale, në mënyrë që përdoruesit të jenë të azhornuar me gjithë zhvillimet e fundit nga politika dhe jo vetëm.
Ky është aplikacioni i dytë i Partisë Socialiste. Më parë ata kanë pasur një app për regjistrimin e anëtarëve të tyre dhe detaje të tjera mbi ta.
COMMENTS