Zanati i tezgjahut një dëshirë ku lë të kuptosh se këtu tradita vazhdon…

Zanati i tezgjahut një dëshirë ku lë të kuptosh se këtu tradita vazhdon…

Testi i shpejtë i Covid-19: ja kush janë 6 pikat ku do të kryhet
Naftëtarët/ Kërkojmë kontributin e qeverisë për të siguruar të drejtat tona themelore
Londër/ I shtirë në beton – 19-të vjeçari pret ndërrimin e viteve në të ftohtin e acartë

IMG 5156 S. Hila, gruaja nga fshati Rragam në Gur të Zi e cila që prej 40 vitesh ushtron zanatin e tezgjahut. Nën efekte zhurme tezgjahu zonja arriti të bënte realitet ëndrrën e saj ,

që tradita e tezgjahut e trashëguar nga e ëma të përçohej brez pas brezi, dhe që prej 11 vitesh ajo arriti të hapte një punishte , në të cilën punësoi rreth 20 gra të zonës. Po si e nisi  rrugëtimin e këtij pasioni që tashmë është kthyer në biznes.

Punimet e punishtes kanë gjetur treg shitjeje në Milano. Kërkesat e tyre janë ndryshe nga ato te tregut vendas. Ata preferojnë materiale pambuku dhe ngjyra më të ngrohta.

Për të realizuar një punë të tillë kërkon kohë dhe mundim.

Duart e arta të këtyre zonjave realizojnë punime nga më të ndryshme si peshqir, mbulesa, carcafë portofola , çanta etj. të gjithë tradicionale.

Kjo punë kërkon durim dhe lodhje fizike megjithatë kjo nuk i ndalon këto gra të vazhdojnë traditën e trashëguar ndër vite të zonës së Zadrimës.

Ajo çka të bën me shume përshtypje është se zanati i tezgjahut është një dëshirë dhe tek vajzat e reja ku lë të kuptosh se këtu tradita vazhdon.

COMMENTS

WORDPRESS: 0