Zanat i trashëguar brez pas brezi/ Tradita rome që rrezikon të zhduket kërkohet edhe në Europë

Zanat i trashëguar brez pas brezi/ Tradita rome që rrezikon të zhduket kërkohet edhe në Europë

Korçë, 4 familje jetojnë në kushte të mjerueshme, mbledhin kanaçe për të siguruar ushqim
Legalizimet/ 305 qytetarët e Tiranës që mund të hipotekojnë objektet
102 milionë dollarë nga taksapaguesit shqiptarë, për të larguarit padrejtësisht nga puna, dyfishi i ndihmës vjetore që qeveria ka akorduar për të varfërit.

Jetesa e 56 vjeçarit nga komuniteti rom është e ndarë midis qytetit të tij të lindjes Korçës dhe Lezhës. Thurja me thupra është një traditë rome e cila rrezikon të zhduket. Ndër shekuj romët  kanë bërë punime me thupra për nevojat e tyre për të bërë shporta për mbajtjen e ushqimeve, më tej e kanë e kanë përshtatur nevojave të kohës, duke e parë si një burim të ardhurash.

Anëtari i  komunitetit rom me inicialet J.Q. është rritur duke parë paraardhësit e tij që punojnë thuprën dhe siguruar jetesën nëpërjet kësaj pune.  Gjatë sezonit turistik së bashku me familjen zhvendoset në Lezhë dhe thur cadra, shpoorta dhe abazhurë, punë pwr të cilën  shprehet se sw pari wshtw passion, përveçse një mundësi për të fituar të ardhura.

Pavarësish faktit që njerëzit janë më të fokusuar te plastika dhe nuk është e thjeshtë që të shesësh punimet 56 vjeçari është i bindur që ta ruajë këtë traditë.

Me këtë punë arrin të mbajë  familjen e tij. Të ardhurat që fiton gjatë muajve të verës duke thurur çadra plazhi, shporta, abazhurë …etj, i sigurojnë atij të paratë mjaftueshme  edhe për shpenzimet e familjes në  muajt e tjerë të dimrit.

çadra dhe shporta te punuara

çadra dhe shporta te punuara

WhatsApp Image 2021 05 26 at 17.13.27 1

çader e punuar me thupra

çader e punuar me thupra

Model çadre i punuar me thupra

Model çadre i punuar me thupra

 

“Ky është një profesion që e kam trashëguar nga të parët e mi, dhe me të kam sigururar jetesën e familjes sime dhe shkollimin e 5-së fëmijëve të mi. Punoj nga muaji Shkurt, Mars deri në Shtator gjatë  sezonit  turistik.”- tregon ai për informim.al

Seiti dëshiron që këtë zanat ta trashëgojë edhe te fëmijët e tij dhe tregon që së bashku me të dhe bashkëshorten, të angazhohen edhe fëmijët e tyre.

Djali im është 32 vjeç dhe na i eksporton çadrat edhe jashtë shqipërisë, në Itali na i kërkojnë më shumë. të gjiythë fëmijët e mi dinë të thurin dhe me këtë ata fitojnë të ardhura të mjaftueshme për jetesën e tyre. Më e rëndësishme është që kjo i mban ata larg veseve, vjedhjes, drogës, etj ”- vijon ai.

Ai na tregon gjithashtu se lëndën e parë për të bërë thurjen e mer në Lushnjë dhe gjithashtu për çadrat përdor hekur të cilin e kthen në formën që dëshiron te një saldator. “Normalisht që puna ka edhe kosto, por duke qenë se ne bëjmë shumë dhe puna jonë pëlqehet, e nxjerim edhe nje fitim.-përfundon ai për informim.al.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0