Gjykata Themelore në Prishtinë ka hedhur poshtë padinë 11-vjeçare për shpifje të Klan Kosovës kundër Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë.
Sipas aktgjykimit të gjykatës, padia e Klan Kosovës e përfaqësuar nga drejtori i saj Baton Haxhiu është e pabazuar dhe se në asnjë rast nuk është vërtetuar se YIHR KS ka bërë shpifje ndaj mediumit Klan Kosova.
Klan Kosova ka pretenduar 285,000 Euro dëmshpërblim për dëme materiale dhe morale të shkaktuara nga publikimi i raportit të Nismës së të Drejtave të Njeriut në Kosovë “Tkurrja e Hapësirës Publike” në maj të vitit 2010.
https://www.yihr.org/public/fck_files/ksfile/Tkurrja%20e%20hapesires%20publike.pdf
Në aktgjykim të Gjykatës thuhet që në raport nuk ka pas rrënim të reputacionit për shkak të publikimit të bërë në faqen 18 të raportit lëndor, ku është thënia se paditësja “favorizon PDK”, kjo ngase ky ka qenë një opinion i autorit të këtij raporti dhe nuk mund të ketë kufizime nga asnjë autoritet, për opinione siç edhe parashihet në nenin 8 të Ligjit Civil Kundër Shpifjes dhe Fyerjes.”
Nisma YHIR Kosova ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale ku shprehet se fitorja e ndaj këtij televizioni vërtetohet edhe me vendim të Gjykatës së Apelit dhe se media në fjalë kishte dështuar të sillte prova se reputacioni i televizionit do të ishte dëmtuar pas publikimit të rapirtit.
“Vlen të theksohet se media në fjalë kishte dështuar të sillte prova me të cilat do të vërtetonte se reputacioni i televizonit ishte dëmtuar pas publikimit të raportit hulumtues.
Paditë strategjike kundër pjesëmarrjes publike të njohura si paditë SLAPP, rrezikojnë dhe cenojnë seriozisht të drejtën e lirisë së shprehjes. Nëse media në fjalë do ta fitonte betejën, do të lejohej cenzura e kësaj lirie dhe roli i shoqërisë civile në adresimin dhe ngritjen e shqetësimeve lidhur me rrezikimin e demokracisë në vend do të minohej jashtëzakonisht shumë.”- shkruan YIHR në rrjetin social facebook.
COMMENTS