Sot, Civil Rights Defenders organizoi pranë zyrave të Qendrës Europiane një workshop me temë “Përvoja dhe mësime të nxjerra nga zbatimi i ligjit për Mbrojtjen nga Diskriminimi”. Qëllimi i këtij workshop-i ishte promovimi dhe diskutimi mbi zbatimin e ligjit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, duke u nisur nga rastet konkrete të organizatave të shoqërisë civile. Në këtë takim morën pjesë Komisionerja për Mbrojtjen nga Diskriminimi, përfaqësues të OJF- ve, përfaqësues të BE në Shqipëri si dhe përfaqësuesje e CRD Stokholm znj. Katri Linna, e cila shqyrtoi në fjalën e saj Direktivën e Bashkimit Europian mbi diskriminimin me bazë fetare. Në fund të takimit të pranishmit dhanë komente dhe sugjerime mbi zbatimin e ligjit.
COMMENTS