Dy persona kanë humbur jetën dhe disa persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një familje në Paskuqan.
Sipas informacioneve të para ish-dhëndri ka qëlluar drejt ish-bashkëshortes dhe motrave të saj.
Ndërkohë në vendngjarje ka mbërritur Kreu i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku.
Ramazan Kutra, autori i cili qëlloi me armë zjarri tip automatik ndaj ish-gruas dhe motrave të saj, sapo kishte dalë nga burgu.
Si pasojë e ngjarjes së rëndë dy gra kanë mbetur të vdekura ndërsa dyshohet dhe për disa të plagosur.
Deri më tani nuk dihen arsyet e ngjarjes së rëndë.
Identifikohet viktima: Euronews Albania ka konfirmuar se viktima është Etleva Kurti. Elena Hysa është e dëmtuar rëndë, ndërsa Kujtime Hysa është jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk dihet lidhja e këtyre personave me njëri-tjetrin dhe autorin e ngjarjes.
Elena Hysa po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale te Trauma.
COMMENTS