Vrau shokun e tij me armë, vetëdorëzohet autori Marjus Dema

Vrau shokun e tij me armë, vetëdorëzohet autori Marjus Dema

Të shtëna me armë në Kombinat, autori terrorizon gjithë zonën
Të shtëna me armë zjarri në Belsh, detajet e para, sherr midis shoferësh autobusash
30 vjeçari shqiptar ‘terrorizon’ Athinën, del në ballkon dhe qëllon me armë

Marjus Dema, i cili dyshohet si autor i vrasjes së shtetasit Mehmet Qema, mbrëmjen e djeshme në lagjen 5 Maji në Tiranë, është vetëdorëzuar në polici.

Burime bëjnë me dije se së bashku me të është vetëdorëzuar në polici dhe shtetasi Frenkli Myftari, i cili ka qenë po ashtu i pranishëm në momentin e krimit, dhe akuzohet për fshehje të krimit.

Mësohet se dorëzimi i dy të rinjve është bërë pas negociatave të shumta që kanë bërë me ta edhe familjarët e avokatët, ndërkohë që mbetet ende mister shkaku i vrasjes, pasi autori dhe viktima kishin miqësi prej disa vitesh së bashku.

Burimi: Fax Web

COMMENTS

WORDPRESS: 0