Vrasja e Klodianit – Protesta në të gjithë Shqipërinë

Shkodër/ Mes këtyre ditëve të acarta familja në Shkodër rrezikon që të mbesë në mes të katër rrugëve.
Shtretërit e lumenjëve dhe kanalet kulluese tashmë po kthehen në vend grumbullimi plehrash.
Itali/ 130 anëtarë të minoritetit rom do të dëbohen në situatë Pandemie

“Fjala vret më shumë se plumbi” “Sot plumbi vrau fjalën” “Unë jam Klodiani” “Imagjino të kesh të drejta” “Duam drejtësi” kështu shkruhej në pankartat e protestusve e akoma më e madhe ishte zemërata që shprehej në fytyrën e çdo protestuesi ditën e djeshme për vrasjen e 25 vjeçarit, Klodian Rasha.

Jemi në vitin e trazirave ku çdo ditë zgjohemi me lajme jo të mira, jemi në vitin që po humbasim të afëmrit tanë, miq e kolegë nga një virus i mallkuar, e përsëri Shqipëria jonë e vogël nuk mjaftohet me kaq.
I trishtë dhe i pabesueshëm ishte momenti kur familja Rasha mori vesh për ekzekutimin e djalit të tyre nga efektivi i policisë i “Shqiponjave” Nevaldo Hajdaraj, me justifikimin se Klodiani kishte thyer orën policore dhe nuk mbante maskën në fytyrë.

Mjaftoi një thirrje në rrjetet sociale e bëri bashkë të rinj, fëmijë e gjyshër të mblidheshin anë e kënd kudo në Shqipëri të protestonin kundër këtij krimi makabër e të kërkonin të drejtën të riut që sot nuk është më në mesin tonë.
#Unë jam Klodiani ishte thirrja, revolta e zemërata e madhe që shprehej tek të gjithë…Tirana u kthye në një fushë betejë me efektivët e policisë, u thyen xhama të Ministrisë së Brendshme, iu vu flaka sheshit “Skënderbej” me qëllim që të dëgjohet thirrja e tyre e të vihej drejtësi.

Me thirrjet për dorëheqjen e ministrit Sandër Lleshaj dhe të kryeministrit Edi Rama, protesta sa vinte e tensionohej akoma edhe më shumë, ku prej përplasjeve fizike ngelën të plagosur 9 punonjës të rendit, ku 3 prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore, si edhe disa qytetarë.

Kulmi i protestës ishte godina e Kryeministrisë, me gurë, sende të forta e derisa i vunë flakën edhe pemës decorative, e ky presion nuk u përballua dot nga efektivët e pakët të Policisë së Tiranës, saqë thirrën përforcime nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, ku këta të fundit hodhën spray dhe gaz lotsjellës nda protestuesve.
Më pas turma iu drejtua sheshit “Nënë Tereza” duke qëlluar drejt Bashkisë së Tiranës dhe më tej një përplasje tek Drejtoria e Policisë së Tiranës.

Shkodra, kryeqendra e veriut të Shqipëriseë pati një marshim në qytet për Klodianin si edhe ndezjen e qirinjëve dhe lutjet që shkonin për shpirtin e tij.
Protesta u zhvillua pas orës 22:00 (ora policore), pasi policia njoftoi se Rasha ishte qëlluar pasi kishte refuzuar një urdhër ndalimi të policisë.Ndalesa e tyre ishte tek Prefektura e Qarkut Shkodër , në derën e së cilës vendosën qirinj të ndezur.Bëhet fjalë për një protestë simbolike dhe mesazhi që donin të përcillnin shkodranët ishte se thyerja e orarit policor nuk mund të bëhet shkak për veprime ekstreme të policisë.

Pas Durrësit dhe Gjirokastrës, edhe qytetarë të Vlorës, Lushnjës, Fierit, por edhe Bulqizës, kanë marshuar në rrugët e qytetit për të protestuar kundër vrasjes së 25-vjeçarit Klodjan Rashës, nga policia, mëngjesin e së hënës.
Në Lushnjë disa përfaqësues të PD-së dhe LSI-së kanë marshuar drejt Komisariatit të Policisë dhe Bashkisë së Lushnjës.
Po ashtu ata kanë ndezur qirinj në dyert e këtyre institucioneve, si dhe kanë mbajtur 1 minutë heshtje për 25-vjeçarin.

Ndërkohë dhe në Vlorë, dhjetra qytetarë me pankarta nëpër duar po marshojnë në rrugët e qytetit.
Sakaq në Fier qytetarët me pankarta në duar dhe qirinj, një grup të rinjsh kërkuan drejtësi për Klodian Rashën dhe largimin e ministrit Sandër Lleshajt.
Qytetarët e Bulqizës janë solidarizuar me protestat në tërë vendin, pas vrasjes së 25 vjecarit Klodian Rasha nga policia.
Një numër i madh protestuesish kanë rrethuar komisariatin e Bulqizës, duke i bërë thirrje policëve të heqin kapelet dhe të bashkohen me ta.

Ndërkohë, ditën e sotme disa të rinj në Korçë dhe Lezhës kanë dalë në protestë për vrasjen e 25-vjeçarit Klodjan Rasha. Dhjetra qytetarë kanë dalë në rrugët e Korçës me pankarta nëpër duar duke i bërë thirrje Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj të japë dorëheqjen. Ndërsa në Lezhë qytetarët janë shfaqur me qirinj të ndezur në duar dhe kanë hedhur shashka drejt policisë.

klodi4

Protesta për vrasjen e Klodian Rashës

Shqipëria po vlon nga lotët e trishtimi që e ka kapluar, po qan e askush deri tani nuk po vë drejtësinë e kërkuar…Lutemi që familja Rasha të gjejë forcën për të përballuar dhimbjen e madhe, e ndërkohë tani e tutje frika për të bërë një hap jashtë derës së shtëpisë është shumë e madhe.

COMMENTS

WORDPRESS: 0