Familja Mërkuri në fshatin Grykë në Fier ka hapur dyert e mortit. Familjarët dhe banorët e zonës janë tronditur nga krimi i rëndë i ndodhur në Itali ku ish-bashkëshorti i Mynevere Karabollaj( Myrtaj) ka goditur për vdekje me thikë atë dhe bashkëjetuesin e saj 23-vjeçar Flonino Merkuri.
Pasngjarjes së rëndë gjetur i vdekur në një magazinë edhe autori shqiptar. Daja i 23-vjeçarit Tajar Osmani mes dhimbjes thotë se ngjarjen e mësuan gjatë natës dhe tregon se vrasja e 23-vjeçarit ishte e pabesë dhe se më parë ndërmjet nipit te tij dhe ish-bashkëshortit të 37-vjeçares nuk ka patur asnjë konflikt madje ka theksuar se lidhja e Myneveres dhe Florinos ishte e pranuar nga familjaret e te dyja paleve.
“Gabimi i djalit ishte që u dashurua , por që të dashurosh nuk është gabim. Myneverja ishte e divorcuar 10 vjet më parë, dhe ishte e braktisur nga ish-bashkëshorti. Ata njiheshin prej tre vitesh madje, 37-vjeçarja ka ardhur edhe ne shtëpine e djalit në Gryke ndërkohë qe dhe Floninoja ka vizituar vëllezërit e saj ne Vlorë. Po të kishte patur konflikte me parë do e kishim marrë djalin” ka thënë daja i 23-vjeçarit.
Ndërkohë ai apelon qe ngjarja te mos përflitet dhe kërkon që trupi i 23-vjeçarit te kthehet së më parë.
FaxWeb
COMMENTS