Kamera e emisionit BOOM ka udhëtuar në fshatin Poro në Vlorë, ku është përballur me shqetësimin e disa prindërve, të cilët janë të detyruar të paguajnë sanitaren e shkollës 9 vjecare “Loni Mone”.
Prindërit paguajnë 100 lekë çdo muaj dhe këtë e bëjnë prej 5 vitesh.
Prindërit shprehen se çdo fund muaji se kanë , se nuk kanë mundësi ekonomike janë të detyruar të paguajnë lekët e pastrueses. Paguajnë nga 1 mijë lekë për fëmijë, ndërsa ata që kanë dy fëmijë paguajnë 2 mijë lekë në muaj. Ka raste që nuk na ndodhen të holla dhe fëmijëve i vjen trup të shkojnë, ndërsa ajo ja kërkon lekët.
Nga ana tjetër nxënësit shprehen se mësuesja u thotë se në qoftë se nuk i sjellin lekët të mos vijnë në shkollë, por të shoqërohen nga prindërit.
Prind: Unë kam tre nxënës, tre mijë lekë çdo muaj. Fëmija thotë nuk vete në shkollë po nuk erdhe ti nesër. Le punën vij në shkollë që të flas me mësuesen, ajo më thotë që shko fol me drejtoreshën. Shkoj tek drejtoresha, ajo më thotë shko ankohu diku tjetër.
Shpresa Mitraj, sanitarja e shkollës: Ka 5 vjet me këtë punë, pastroj edhe fëmijët japin nga 1 mijë lekë, por jo të gjithë. Pastrimi bëhet rregullisht, por ka nevojë edhe për ujë në banjë. Unë e ngroh në shpi dhe e çoj në shkollë. Unë paguhem 50-60 mijë lekë maksimumi 70 mije lekë.
Edhe bashkeshorti i saj Arqile Mitraj shprehet se e gjithë familja merret me këtë shkollë, e ruan e pastron , madje merr uje nga shtëpia. Ata shprehen se me 60 mijë lek të vjetra në muaj i bëjnë të gjitha për atë shkollë dhe askund nuk figurojnë të punësuar, pra jane në të zezë.
COMMENTS