Vlorë/ Ndalimi punimeve për përmirësimin e kushteve të banesës, bën banesën të pabanueshme

Vlorë/ Ndalimi punimeve për përmirësimin e kushteve të banesës, bën banesën të pabanueshme

Reagon AMA/RTSH përdor gjuhë diskriminuese ndaj minoritetit egjiptian në shqipëri
Kjo naftë po na vret ngadalë!
A po zbatohen vendimet e komisionerit për mbrojtjen nga diskriminimi?

Gjatë vitit 2020 disa familje të komunitetit Rom pranë njësisë administrive LLakatund në bashkinë e Vlorës, aplikuan pranë bashkisë për të përfituar nga programi i rikonstruksionit të shtëpive. Më pas bashkia Vlorë, ka arritur të përfitojë mbështetje financiare për zbatimin e këtij programi të ligjit “Për strehimin social”, përmirësimi kushteve të banesave të komunitetit rom dhe egjiptian, nga Ministria Financave dhe Ekonomisë.
Mirëpo, kompania e cila është shpallur fituese e tenderit për kryerjen e punimeve për rikonstruksionin e banesave, prej shumë kohësh ka ndërprerë punimet pa asnjë arsye. Pranë redaksisë së Informim.al ka ardhur një ankesë nga z.K.S. banues në këtë zonë e përfitues nga ky program. Ai deklaron se kompania ka nisur punimet më nëntor 2020 ku kishte marrë përsipër prishjen e çatisë dhe tavanin me res kallami , ndërtimin e çatisë me tjegulla , vendosjen e dyerve duralumini me mbushje dhe të dritareve duralumini me tek xham, lyerjen me bojë hidromat të shtëpisë jashtë dhe brenda. Por, punimet e vetme që janë bërë nga kompania janë prishja e çatisë dhe ndërtimi i saj me tjegulla. Si pasojë e ndërprerjes së punimeve shtëpia është e pabanueshme tashmë, dhe kemi mbetur pa banesë, shprehet K.S.
Gjithashtu, ai kërkon që Bashkia Vlorë të marrë masa për vazhdimin e punimeve të rikonstruksionit sipas preventimit të dakortësuar me kompaninë përkatëse.

20220315 145246

COMMENTS

WORDPRESS: 0