Nga rasti i parë i konfirmuar me COVID-19 një vit më parë në një spital në Itali e deri te dyqanet e zbrazëta, restorantet e stadiumet nëpër qytetet evropiane, por jeta e evropianëve ka ndryshuar përgjithmonë, shkruan BBC.
Të gjitha vendet e shoqëritë janë detyruar t’i përmbahen masave dhe të mendojnë për jetën e tyre sociale. Është dashur të ballafaqohen me disa të vërteta të dhimbshme dhe lajme të papritura në vitin që ndryshoi Evropën, transmeton Telegrafi.

Foto ilustruese
Izolimi më i ashpër në Evropë ka qenë ai në Spanjë, të paktën kështu pretendon Nekane Baluerka Lasa, shkencëtare nga universiteti brazilian. Izolimi ka qenë më i vështirë për të moshuarit dhe familjet me të ardhura të pakta. E pavarësisht se numri i rasteve të reja ka rënë, pasojat ekonomike kanë mbetur shumë të mëdha.
Italianët nga frika në fillim janë bërë shumë të dëgjueshëm, thotë korrespondenti i BBC-së, Marl Lowen. Ata ishin të parët që u goditën nga virusi, ishin dëshmitarë të kolapsit nëpër spitale. Me valën e dytë të coronavirusit, disiplina ra dhe kështu u shfaqën edhe kundërshtarët e parë të izolimit.
Holandezët nuk iu nënshtruan izolimit deri më dhjetor, por kur në janar u shpall ora policore – shpërthyen trazirat, thotë korrespondentja e BBC-së në Hagë, Anna Holigan. Trazirat shpërthyen si rezultat i mospajtimeve të grupmoshave të ndryshme.
Strategjia fillestare në Gjermani me testime masive ka funksionuar deri në vjeshtë, kur numri i të infektuarve filloi të rritet dukshëm, thotë korrespondentja e BBC nga Berluini, Jenny Hill. Edhe atje shumica i pranuan masat e kufizimit, por ekziston një grup që i kundërshtojnë ato. Në mesin e tyre ka shumë që “përqafojnë” teoritë konspirative – që janë kundër vaksinimit.
Sllovenia është një prej vendeve që ka aplikuar masat më të rrepta të izolimit në Evropë, megjithatë ka regjistruar përqindje të madhe të vdekjeve, ka thënë Guy Delande, korrespondenti BBC-së për Ballkanin. Udhëtimet brenda vendit kanë qenë të ndaluara për muaj të tërë, dyqanet kanë qenë të mbyllura e shkollat zhvillonin mësimin online.
Francezët janë mbështetur në metodën “punë nga shtëpia”, thotë korrespondentja e BBC-së, Lucy Ëilliamson. Dy të tretat e kompanive të vogla në Francë nuk kanë bërë biznes online, ashtu sikurse edhe një pjesë e kompanive të mëdha. Por tani gjithçka ka ndryshuar, nga porositë e kafesë për kafeteritë e deri te rezervimi i dhomave të hotelit – gjithçka po bëhet, përmes internetit.
Kalimi në një stil të tillë të punës është zgjeruar në masë të madhe, por besohet se në fund do të ketë një baraspeshim mes punës nga shtëpia dhe ajo në zyrë. Studentët një javë e kalojnë në fakultet, e tjetrën vazhdojnë të ndjekin studimet nga shtëpia dhe tashmë është shprehur interesim i madh për rikthim në objektet shkollore.
COMMENTS