Viti pandemik ngushton diferencën mes pagave ndërmjet dy gjinive: Gratë në vitin 2020 paguhen më mirë se meshkujt

Viti pandemik ngushton diferencën mes pagave ndërmjet dy gjinive: Gratë në vitin 2020 paguhen më mirë se meshkujt

Shoqëria civile shkresë Kryeministrit/ Mirato minimumin jetik
Qytetarët të pakujdesshëm në përdorimin e bombola
Ti mbijetosh kancerit të gjirit. Historia e mjekes 31-vjeçare

Pabarazia mes pagave të meshkujve dhe femrave ka qenë një problem i vazhdueshëm, por këtë vit pandemik duket që kjo pabarazi është ngushtuar dhe gratë kanë pasur pagën më të lartë se sa meshkujt.

Të dhënat e INSTAT bënë të ditur se paga mesatare për femrat në vitin 2020 arriti në 51.7 mijë lekë, duke shënuar një rritje prej 4.6% në raport me vitin e mëparshëm. Paga mesatare e meshkujve ishte 55.3 mijë lekë, duke shënuar një rritje minimale prej vetëm 0.7% në raport me vitin e mëparshëm.

Në vitin 2020 paga mesatare e femrave arriti në 51.7 mijë lekë, duke shënuar një rritje prej 4.6% në raport me një vit më parë. Ndërsa, paga e meshkujve ishte 55.3 mijë lekë, çka ka sjellë një rritje minimale prej 0.7% në raport me vitin e mëparshëm, bëjnë të ditur të dhënat e publikuar nga INSTAT.

Kjo rritje e shpejtë e pagave të femrave në raport me atë të burrave ka sjellë ngushtimin e ndjeshëm të hendekut në paga mes tyre.Viti 2020 ishte viti ku gratë paguheshin 6.6% më pak se sa burrat në krahasim me 10.1%, që ishte diferenca mes tyre në vitin 2019, duke shënuar nivelin më të ulët që nga viti 2014, sipas të dhënave.

Profesionet ku femrat paguhen më shumë se sa meshkujt, ia kalojnë në disa drejtime.
Nga 36 grup-profesione që raporton INSTAT, vetëm në 4 prej tyre (Drejtues administrative dhe komercialë; punonjës në profesionet e elektro-teknologjisë; punonjës të shërbimeve personale dhe të mbrojtjes; punëtor të punimit të metaleve dhe montimit të makinerive), gratë paguhen më shumë se sa burrat dhe në tre të tjera shpërblimet mujore janë pothuajse të pabarabarta (Punonjës të ndërtimit; punëtorë shërbimi dhe ndihmës; ndihmës në përgatitjen e ushqimit).

Paga sipas gjinisë

Paga sipas gjinisë

Në  2020-ën, “drejtueset administrative dhe komerciale”, femrat kanë vijuar që të jenë më të paguara se sa meshkujt në të njëjtin pozicion. Drejtueset femra marrin pagat më të larta nga të gjitha grup-aktivitetet për të dyja gjinitë. Në 2020-ën, ato u paguan mesatarisht bruto në muaj me 166.4 mijë lekë (mbi 1,300 euro), ose 17% më shumë se meshkujt në pozicionet e drejtuesit administrativë dhe komercial. Megjithatë, në raport me vitin e mëparshëm, pagat e femrave drejtuese janë ulur me 2.2%.

“Drejtues prodhimi dhe shërbimesh të specializuara” është grup-profesioni i dytë më i paguar për femrat, me 102.7 mijë lekë në muaj, por në këtë kategori meshkujt paguhen 15% më shumë. Pas nivelit drejtues, më shumë paguhen “Specialistë të teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit”, me 96 mijë lekë në muaj, ose 4.5% më pak se sa meshkujtS. Ky është dhe grup aktiviteti që ka shënuar rritjen më të lartë të pagave në 2020-ën (me 6.7%) indikuar nga kërkesa e lartë për shërbime të teknologjisë së informacionit në vitin pandemik. Edhe për “Teknikë të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK)”, paga u rrit me 7.2% në 2020-ën, duke arritur në 55 mijë lekë.

Në kategorinë e “Ligjvënës, nëpunës të lartë të administrates shtetërore dhe drejtorë ekzekutivë”, i katërti më i shpërblyer, paga mesatare për femrat ishte rreth 87 mijë lekë, pothuajse në nivele të njëjta me meshkujt të së njëjtës kategori.

Grup-profesionet që pane rritje më të lartë të pagave, si për meshkujt dhe për femrat ishin në sektorin e shëndetësisë.

“Specialistë të shëndetësisë”, femra u paguan mesatarisht me rreth 59 mijë lekë, me rritje prej 6%. Meshkujt në të njëjtën kategori marrin 20% më shumë se s afemrat, ose mesatarisht 73.7 mijë lekë.
“Asistentë të specializuar të shëndetësisë”, femra u paguan me 48.7 mijë lekë, me rritje 6.7%. Meshkujt në po të njëjtën kategori paguhen 115% më shumë.
Për grup-profesionet e tjera, paga ka ndryshuar mesatarisht me +/- 2%.

Sektori i industries dhe sektori i shëndetësisë kanë diferencat më të larta në paga mes dy gjinive ku përkatësisht sektori i industries ka 27% dhe ai i shëndetësisë me 20%, të dhëna këto, të marra nga MONITOR.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0