Viti i ri shkollor nis më 27 shtator

Viti i ri shkollor nis më 27 shtator

Shpërblime për Vitin e Ri, ja kush përfiton
GOLEM, 500 BANORË PA UJË PREJ 3 MUAJSH
VOA: Reagime pas plagosjes së dy të rinjve serbë në Kosovë, “Ishte e tmerrshme, e turpshme”

Viti i ri shkollor 2021-2022 do të nisë më 27 shtator, njoftoi Ministrja e Arsimit Evis Kushi të premten.

Kushi sqaroi se nga data 1 shtator deri në 24 shtator mësuesit do të zhvillojnë mësim plotësues për vitin e shkuar shkollor. Të gjithë mësuesit do të jenë në shkollë me orar të plotë që prej 1 shtatorit, ndërsa nxënësit nuk janë të detyruar të shkojnë përditë në shkollë.

Gjithashtu, ministrja njoftoi edhe ndryshimin e përfundimit të vitit shkollor, kështu:

Klasa e  parë deri në të nëntë do të mbyllet më 8-17 qershor 2022.

Klasa e 10 deri në klasën e 11-të do të përfundojë më  15 deri në 24 qershor.

Klasa e 12 do të mbyllet më 1 deri në 8 qershor.

COMMENTS

WORDPRESS: 0