
Foto: Spiunimi dixhital
Me 3.9 % ishte rritja e numrit të ankesave në komisariatin dixhital në 10 muajt e parë të vitit 2020, e thënë ndryshe rreth 39 mijë raportime nga qytetarët për shkelje të ndryshme në aplikacionin e ngritur 5 vite më parë.
Që në fillim u ideua si një platformë online, ku çdo qytetar mund të raportojë me foto ose video shkelje të ndryshme apo vepra penale duke i siguruar anonimatin.
Referuar të dhënave zyrtare për 10 mujorin e 2020-ës në këtë platformë kanë mbërritur 38 mijë e 852 njoftime nga publiku ose 3.9 % më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2019-të.
Më saktë, në adresë të uniformave blu kanë mbërritur online rreth 1500 ankesa më shumë.
Shifrat janë bërë me dije në planin e strategjisë Ndër-sektoriale të Sigurisë në Komunitet 2021-2026.
Burime nga policia e shtetit bëjnë me dije se shumica e ankesave online që prej krijimit të komisariatit dixhital janë për:
a)parkime të gabuara,
b)ndërtime të paligjshme,
c)zënie të hapësirave publike,
d)ankesa për zhurmë,
e)vjedhje energjie dhe shqetësime të tjera.
Po të njëjtat burime thanë se një edhe një pjesë e mirë e denoncimeve kanë rezultuar të pavërteta pas konstatimeve në terren nga agjentët e policisë.
COMMENTS