Vijon mësimi online – Ministrja Kushi: Studentët janë fokusi ynë, shëndeti mbi të gjitha

Vijon mësimi online – Ministrja Kushi: Studentët janë fokusi ynë, shëndeti mbi të gjitha

Prrenjas/Emigracioni i të rinjve jashtë vendit …
Gjirokastër, 27 nxënës jetojnë në kushte të mjerueshme/ “Duhet të skuqemi dhe të na vijë turp”
Përsëri probleme me mësimin online për komunitetin rom

Në konferencën e përbashkët me Komitetin Teknik të Ekspertëve, Ministrja e Arsimit Evis Kushi deklaroi se mësimi online në universitete do të vazhdojë.  Kushi tha se ky vendim vjen pas këshillës nga ana e ekspertëve shëndetësorë.

“Duhet të sqarojmë më mirë situatën aktuale dhe t’i japim përgjigje studentëve dhe arsimit tonë të lartë. Ne kemi shumë besim tek ekpsertët e shëndetësisë, ne vlerësojmë rekomandimet e juaja, që lidhen me situatën në tërësi, por sidomos në lidhje me arsimin.

E kuptoj shumë mirë situatën e studentit, pedagogut dhe të çdo universiteti, por mirëkuptoj edhe problematikat e shqetësimet, që janë imponuar nga situata e pandemisë. E rëndësishme është ruajtja e shëndetit”, tha Kushi.

Ajo gjithashtu theksoi se janë këshillat e ekspertëve shëndetësorë janë që vulosin gjithçka, nëse duhet zhvilluar mësimi online apo në auditorë.

“Këshillat e ekspertëve janë ato që vulosin nëse duhet mësim online. Faleminderit për vëmendjen dhe pre-dispozitës pozitive”, deklaroi Kushi. Do të ketë shtrëngim të masave? Rakacolli flet me detaje dhe zbulon përse do të vijojë mësimi online në Universitete (Vendet që mori shembull Shqipëria)

Ndërsa zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka zbuluar se do të mbeten në fuqi masat për parandalimin e koronavirusit ndërsa mësimi i studentëve në Universitete do të vijojë online. Ky vendim u mor pasi konviktet konsiderohen si vatër e rrezikshme për shpërndarjen e sëmundjes duke thënë se ka ndodhur edhe në shumë vende të botës si në Britani, Itali, Gjermani, Austri, Zvicër, Kanada.

“Situata në Shqipëri nga data 6-19 Janar është paraqitur me rritje të incidencës dyjavore, gjë që në dhjetor nuk e kishim. Praktikisht ka shkuar në 291 raste për 100 mijë banorë, ndërsa më parë ka qenë 227.

Rritja e incidencës është parë në moshat 15-24 vjeç dhe 25-34 vjeç. Pavarësisht se nuk kemi rritje të ndjeshme të numrit të vdekjeve si në vende të tjera, këto tregues flasin për një shtim të vëmendjes dhe diskutim për marrjen e masave. Prandaj në mbledhjet që kemi zhvilluar, kemi vendosur që krahas masave për të vazhduar orën policore, ndërprerjen e fluturimeve me Britaninë e Madhe menduam që edhe mësimi në Universitet të vijojë online. Po ashtu konviktet e shtojnë rrezikun e infeksioneve dhe mund të kthehen në vatra të shpërndarjes së sëmundjes.”, theksoi Mira Rakacolli

 

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0