Protesta e maturantëve ka vazhduar sot për të dytë ditë radhazi.Sot ata e nisën protestën përpara Ministrisë së Arsimit ku i kërkuan znj.Kushi plotësimin e kërkesave të tyre që janë:
Ulja e pragut të pikëve nga 53 në 43(maksimalja) dhe ndryshimin e VKM-së, ku provimet e maturës të mbajnë peshën 40% dhe jo 50%.
Maturantët janë zhvendosur nga ambjentet para ministrisë së Arsimit tek godina e Kryeministrsë.
Ata e konsiderojnë të një niveli vështirësie të lartë testimin e matematikës.
Dje dhe sot protestës i janë bashkuar prindër dhe mësues, të cilët thonë se testimi që shkoi keq ka ndikuar dhe në gjendjen emocionale të maturantëve, të cilët brenda disa ditësh do të duhet të japin dhe provimin e lëndëve me zgjedhje.
Sot u njoftua që protesta do vijojë nesër në orën 17:00 pranë Miniatrisë së Arsimit.
COMMENTS