VIDEO/ Makina iu shkrumbua gjatë natës, biznesmeni nga Lezha: S’kam konflikt me askënd, mund të jetë e qëllimtë, por kjo…

VIDEO/ Makina iu shkrumbua gjatë natës, biznesmeni nga Lezha: S’kam konflikt me askënd, mund të jetë e qëllimtë, por kjo…

Atentat në Panaja të Vlorës/ 2 të vrarë, gjendet një makinë e djegur afër qytetit të Fierit
Përfundon numërimi mbrapsht! Sot nis Kampionati Botëror ‘Qatar 2022’, spektakël i garantuar për plot 1 muaj
Rritja e rasteve me covid/ Kryeministri Rama paralajmëron: Nga nesër do të…

Biznesmeni i hidrokarbureve nga Lezha,  Ndue Pjetrushi, ka folur publikisht në lidhje me djegien e makinës së tij. Ai thekson se nuk ka konflikte me asnjë person, ndërsa kërkon nga Policia dhe grupi hetimor të zbardhin ngjarjen.

Pjetrushi nuk e përjashton mundësinë për zjarrvënie të qëllimtë, por thotë se ky pretendim duhet konfirmuar nga organet kompetente.

“Kam dëgjuar një shpërthim dhe kam parë makinën  duke u djegur. Nuk kam asnjë konflikt me asnjë, të gjithë që më njohin e dinë se nuk jam i problemeve. Bëj transport hidrokarbureve Shqipëri-Kosovë.  Shteti bën punën e  vet. Mund të jetë edhe zjarrvënie e qëllimtë, por mund të këtë marrë zjarr edhe vetë. Atë mund ta nxjerrin vetë hetimet unë nuk jam specialist”, tha ai.

Makina tip “Benz”  në pronësi të biznesmenit ishte e parkuar anës rrugës, ndërsa ngjarja është shënuar në orën 04:00 të mëngjesit.

COMMENTS

WORDPRESS: 0