Vëzhgimi – zarzavatet me pesticide 6 herë më shumë se normalja e lejuar

Vëzhgimi – zarzavatet me pesticide 6 herë më shumë se normalja e lejuar

Fier/ Shpërthen bombola e gazit
Mjekët e traumës në protestë në mbështetje të kolegëve të arrestuar – mos na paragjykoni
Presidenti Meta dekoron mjeshtrin rom të muzikës popullore

Kur vjen puna tek ushqimet që konsumojmë cdo ditë, vëmendja është tejet e lartë. Një investigim i qendrës Alert lidhur me nivelin e pesticideve tek perimet na bën të mendojmë dy herë përpara se të konsumojmë produktet me origjinë natyrale, si frutat e perimet.

Sipas vëzhgimit, konsumatorët shqiptarë blejnë dhe konsumojnë çdo ditë domate dhe kastravecë me pesticide deri në 6 herë mbi normat e lejuara, duke rrezikuar rëndë shëndetin. Ndërsa luleshtrydhet kanë prezencë të lartë të pesticideve për njësi produkti, duke shtuar përqëndrimin e pesticideve dhe ekspozuar ato në një rrezik potencial për shëndetin dhe jetën e qytetarëve. Ndërkaq, Institucionet nuk marrin masa, jo vetëm të parandalojnë shitjen e produkteve të kontaminuara, por edhe të ndëshkojnë përgjegjësit, thuhet në analizën investiguese.

Fermerët shtojnë pesticidet për të nxjerrë sa më shpejt nga sera në treg produktin, për të rritur fitimet, pasi nëse zbatojnë rekomandimet e agronomeve për afatet e përdorimit të pesticideve, ndoshta nuk do të marrin fitimin e kërkuar dhe do t’i shesin prodhimet e tyre madje edhe nën kosto. Shtrëngimi i masave ligjore në Kodin Penal i bërë dy vite më parë për “Sigurinë Ushqimore” nuk ka sjellë asnjë ndërgjegjësim, ndryshim të realitetit apo masa ndëshkuese për të mbrojtur jetën e qytetarëve.

Për të vërtetuar abuzimet dhe riskun e lartë që përballen qytetarët përballë këtyre helmeve të paabsorbuara nga bimët, analiza e mbetjeve të pesticideve në perime është shumë e rëndësishme, pasi këto produkte konsumohen në mënyrë të vijueshme, në sasira të konsiderueshme dhe janë pjesë e dietës ushqimore për të gjithë konsumatorët. Për më tepër, konsumi i tyre të “freskta” mbart nje rrezik të shtuar të mbetjeve të pesticideve, pasi koha që ndan perdorimin e një pesticidi në serë nga koha e konsumit shpesh nuk është e gjatë dhe është e pamjaftueshme për degradimin e tyre.

Ndaj, në rastin e perimeve që konsumohen të freskëta rekomandohet përdorimi i pesticideve lehtësisht të degradueshme, për të shmangur mbetjet e tyre në produkt.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, frutat dhe perimet janë kryesisht grupi i ushqimeve më të konsumuara në botë, me një mesatare rreth 30%. Ky konsum, vjen më tepër për arsyen se ky grup ushqimesh konsumohet i pagatuar ose gjysmë i gatuar.

Në analizën e mbetjeve të pesticideve, kryer nga qendra Alert, janë gjetur lëndë aktive të pesticideve, të cilat janë të ndaluara në BE, të cilat fatkeqësisht tregëtohen dhe përdoren akoma në vendin tonë.

Efektet që pesticidet japin janë akute ose kronike. Mikrobiologët dhe mjekët thonë se efektet akute manifestohen me problem dermatologjike, kruajtje, skuqje, me diarre, humbje të përqëndrimit, trubullim të shikimit ndërsa efektet kronike, përfshijnë sëmundje të tilla si; parkinson, kancer, problem me tiroiden e të tjera problem endokrine.

COMMENTS

WORDPRESS: 0