Vëzhgim/ Sistemi shëndetësor – dështim, apo neglizhim?

Harresa e Qeverisë prek mijëra familje në nevojë për energjinë elektrike
Rritet përsëri çmimi për fauturën e ujit?! Propozimi i fundit i Entit Rregullator…
Kombet e Bashkuara: 10 000 palestinez të shpërngulur nga Gaza, mundësi të kufizuara në ujë, ushqim, higjienë…
sistemi shendetesor

                       Foto ilustruese

Që prej disa vitesh, sistemi shëndetësor në ambulancat e lagjeve në qarkun e Korçës ka ndryshuar. Për të dhënë rekomandime nga mjeku i familjes për mjekun specialist duhet të hyet në sistemin e ri të rezervimit të takimeve të pacientit me specialistin përkatës. Në vijim del data dhe ora për takimin me mjekun.

Deri këtu duket se çdo gjë është në rregull. Në fakt jo. Gjithkujt që i ka rënë rasti të kërkojë këtë shërbim e di që bëhet një ngatërresë shumë e madhe nga ana e personelit mjekësor ndaj qytetarëve. Kjo sepse kur qytetarët kërkojnë ndihmë dhe rekomandim te mjeku i lagjes, përgjigjia e tyre për të shmangur punën ose ngarkesën është – “nuk ka sistem, ose nuk ka internet”.

Rast i tillë është ai i një të moshuare i dëgjuar nga një qytetare aktiviste, e cila e denoncon këtë rast. Në këtë rast mjekët i kanë thënë të moshuarës që nuk ka internet dhe si pasojë nuk mund të printonin përgjigjen e analizave. Për aktivisten ky dhe raste të tjera të ngjashme janë absurd dhe nuk duhet të tolerohen më.

Të moshuar që gënjehen nga stafi mjekësor, sepse nuk dinë dhe nuk janë të informuar për këtë gjë, kthehen në shtëpi të sëmurë, pa asnjë përgjigje dhe shërbim.

Ky sistem është një dështim në këtë rast, apo bëhet fjalë për neglizhim nga nga stafet mjekësore? Në cilindo rast duhet të ndërhyet dhe situata shërbimi duhet t’i kthehet normalitetit.

Burimi: Informim.Al / Përgatiti: Erjola Struga – Aktiviste 

COMMENTS

WORDPRESS: 0