Vetëvrasja e Sokol Halilit, policia: Nuk pranoi të negocionte me ne, qëlloi veten me revole

Vetëvrasja e Sokol Halilit, policia: Nuk pranoi të negocionte me ne, qëlloi veten me revole

Euro sërish në rënie, ja çfarë pritet gjatë muajit gusht
Aktori vret fotografen dhe plagos regjizorin gjatë xhirimeve
Abonetë falas për studentët ulin 37% shitjet e biletave; Shoqata kërkon rimbursim të plotë ose rritje çmimi të biletës ditore

Të tjera detaje ka dhënë sot Policia e Kosovës për vetëvrasjen e Sokol Halilit, i cili vrau ish-gruan e tij shtatzënë para maternitetit në Prishtinë.
Gjatë ndërhyrjes në Davidovc të Shtimes, sipas policisë, janë larguar anëtarët e familjes së Halilit nga shtëpia, ndërsa ai nuk ka pranuar negocimin me policinë dhe ka qëlluar veten me revole.
Policia ka informuar se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një karikator pa fishekë dhe një predhë. “Njësitë policore kanë zhvilluar një aksion për arrestimin e të dyshuarit kosovar lidhur me rastin vrasje. Gjatë intervenimit është arritur që të largohen anëtarët e familjes nga shtëpia, ndërsa i dyshuari nuk ka pranuar negocimin me policinë dhe ka qëlluar veten me revole. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një karikator pa fishekë dhe një predhë. Përveç njësive të nevojshme policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.”, ka bërë të ditur Policia.
Të mërkurën në mbrëmje Sokol Halili vrau ish-bashkëshorten e tij shtatzënë, Hamide Magashin, pranë Klinikës së Gjinekologjisë.
Mes lotësh, dje në Lipjan i është dhënë lamtumira e fundit shtatzënës Hamide Magashi.

Top Channel

COMMENTS

WORDPRESS: 0