Vendimi për Ligjin e Studentëve të Mjekësisë shtyhet në seancën e radhës, Kushtetusja zhvillon seancën e parë

Vendimi për Ligjin e Studentëve të Mjekësisë shtyhet në seancën e radhës, Kushtetusja zhvillon seancën e parë

Korçë/ Nxënësit me A.K. nuk përfitojnë nga shërbimet …
Profil/ Intelektualët e suksesshëm të minoritetit Egjiptian
“Mos u përulni para mjekëve o njerëz dele”/ Miku i mësuesit që humbi jetën nga Covid-19 ngre akuza të forta: Gazjoni vdiq se atyre ju desh…

Ditën e djeshme Gjykata Kushtetuese zhvilloi seancën e parë të shqyrtimit të kërkesës së studentëve të mjekësisë për shfuqizimin e ligjit që i detyron të punojnë deri në pesë vjet në Shqipëri, e në të kundërt, pagesën e një shume të papërballueshme për ta si tarifë studimesh. Seanca nisi në orën 10.00 dhe zgjati rreth pesë orë.

Në përfundim të saj, kërkesa e Kuvendit për heqjen e pezullimit të ligjit u hodh poshtë dhe pritet një vendim përfundimtar në Janar të vitit 2024. Studentët folën shpresëplotë para gazetarëve duke shprehur besim tek vendimi i Gjykatës. Dea Guri për mediat e pranishme tha se deri tani Gjykata Kushtetuese ka marrë vendime të drejta dhe se presin një vendim pozitiv për kërkesën e tyre.

Kujtojmë se protestat e studentëve kanë zgjatur disa muaj dhe në fund të bojkotit, ata morën fjalën nga rektori Gjata për të pezulluar zbatimin e ligjit deri në një vendim të Gjykatës Kushtetuese. Kjo e fundit vendosi më pas pezullimin e ligjit deri në vendim përfundimtar të saj.

COMMENTS

WORDPRESS: 0