Vendimi/Nënave me 3 fëmijë do ju njihet rritja e tyre si vite pune

Vendimi/Nënave me 3 fëmijë do ju njihet rritja e tyre si vite pune

I heqin bursën se ka prindin invalid. Ja çfarë ka ndodhur me studentin e Universitetit Politeknik.
E pazakontë në Gjermani, fëmijët protestojnë për prindërit: Luani me ne, jo me telefonat “
E papunë, pa djalin dhe pa ndihmë ekonomike.

Me anë të një vendimi të këshillit të ministrave, qeveria ka vendosur të nxisë lindshmërinë me anë të një skeme sociale. Nënat e papuna, në një familje me të ardhura nën 100 mijë lekë të reja, dhe kur kanë mbi tre fëmijë ku më i vogli është deri në 5 vjeç, do ju njihet rritja e fëmijëve si vite pune të llogaritura për skemën e pensioneve. Ministrja Manastirlliu deklaroi për mediat se,

“Do të mbështeten gratë, të cilat kanë më shumë se tre fëmijë, dhe njëri prej fëmijëve është deri në moshën 5 vjeç dhe ku të ardhurat familjare mujore nuk i kalojnë 100, mijë lekë të reja. Kjo është një politikë sociale, e cila synon që të njohë si vite pune periudhën e kujdesit të fëmijës në 5 vitet e para të jetës. Do të mundësohet nga fillimi i vitit tjetër me buxhetin e vitit 2023, njohja e kontributeve shoqërore dhe shëndetësore për 5 vitet e rritjes së fëmijës, së tretë, katërt e kështu në vazhdim, do të mbulohet nga buxheti i shtetit”..

 

Më herët qeveria ka marrë disa masa për të përfshirë grupin e nënave me tre fëmijë, të rritjes së ndihmës ekonomike kur janë të papuna, për lehtësi fiskale dhe rritjen e bonusit të lindjes pas çdo lindje. Problem mbetet realizimi i këtyre masave dhe aksesi i grupeve në nevojë te strukturat shtetërore. Shpesh, gratë vulnerabël janë të paafta ose të pamundura për t’i gjetur dokumentat e nevojshëm dhe fondet për to, mbeten të paprekura. Mbetet për t’u parë si do procedohet nga janari i 2023 dhe sa përfitim do kenë gratë nga kjo skemë e re.

COMMENTS

WORDPRESS: 0