Vendimi i Komisionerit: Minatorët u shkarkuan në mënyrë diskriminuese, shkak angazhimi sindikal

Vendimi i Komisionerit: Minatorët u shkarkuan në mënyrë diskriminuese, shkak angazhimi sindikal

“Nisa të kërkoja punë, por ishte shumë e vështirë,…
Në burgjet shqiptare, të dënuar me probleme mendore
Sindikatat e Kujdesit Shëndetsor/ Investoni në sistemin shëndetësor

Komisioneri për mbrojtjen nga diskriminimi del në përfundim se pushimi nga puna i drejtuesve të Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar Bulqizë  ishte në mënyrë diskriminuese.

Dy nga katër minatorët, anëtarë të këshillit të SMMB-së, Beqir Duriçi dhe Behar Gjimi ishin shkarkuar nga puna për shkak të angazhimit të tyre sindikal. Për Ali Gjetën u vendos pezullimi i çështjes, ndërsa për Kryetarin e sindikatës, Elton Debreshin u konstatua se nuk  ishte shkarkuar nga puna për shkak të përkatësisë në organizatë sindikale.

Sipas vlerësimit të fakteve nuk u arrit të provohej se Kompania Albchrome ka qenë në dijeni të përfshirjes së tij në sindikatë, kur ka dhënë masën ndëshkuese dhe gjithashtu ndërprerja e kontratës erdhi për shkak të disa mungesave të pajustifikuara në punë.

Komisioneri gjykon se për sa i përket masës disiplinore të dhënë ndaj tij, ankuesi nuk është ekspozuar ndaj një një trajtimi të padrejtë dhe disfavorizues nga ana e shoqërisë AlbChrome sh.a

KMD u vu në dijeni të kësaj çështjeje kur kompania administruese Albchrome pushoi nga puna drejtuesin e Sindikatës, Elton Debreshini dhe tre anëtarët e Këshillit sindikal,  Beqir Duriçin, Ali Gjetën dhe Behar Gjimin, vetëm një javë pas krijimit të kësaj sindikate.

Në vendimin e Komisionerit theksohej se kompania AlbChromë duhet të sillte prova që vërtetonin se shkakrkimi nga puna i minatorëve nuk ishte për shkka të angazhimit të tyre sindikal siç pretendohej nga ana e paditësve.

Në rastin e Z. Duriçi dhe Z. Gjimi masat e marra ndaj tyre nga kompania administruese binin ndesh me të drejtën e tyre për tu përfshirë në sindikata dhe për të protestuar.

Sipas Komisionerit z. Duriçi është trajtuar në mënyrë të padrejtë nga kompania AlbChrome,  “Punëdhënësi  ka qenë në dijeni që punonjësi Besim Duriçi ishte anëtar i Këshillit Sindikal të SMBB-së që në datë 26.11.2019 dhe vendimi për ndërprerjen e punës është bërë në datë 02.12.2019”, thuhet në raport.

Gjithashtu sipas Komisionerit, edhe për Z. Gjimi, AlbChrome nuk arriti të provonte se shkarkimi i tij ka ardhur për shkaqe të arsyeshme dhe objektive, por për shkak të angazhimit të tij sindikal .

Krijimi i kësaj sindikate kishte si qëllim përmirësimin e kushteve të punës, pagave dhe të drejtave të minatorëve. Gjatë një viti pasi kjo sindikatë është njohur ligjerisht, ka organizuar protesta dhe aktivitete për të mbrojtur shëndetin dhe  të drejtat e Minatorëve. Por në përpjekjet e tyre ka patur shumë pengesa dhe sipas minatorëve atyre ju janë bërë padrejtësi si nga institucionet shtetërore, nga sindikatat e vjetra dhe nga kompania AlbChrome, e cila i pushoi nga puna minatorët në mënyrë të padrejtë.

Padrejtësinë e kompanisë AlbChrome, minatorët e kanë protestuar në forma të ndryshme, duke e denoncuar edhe pranë Inspektorati i Punës dhe Ministrisë së Financave, por pa marë një zgjidhje nga ana e tyre. Gjithashtu kjo çështje është edhe në gjykatë.

SMBB-ja shprehet se do të apelojë vendimin derisa të vërtetohet që minatorët janë pushuar nga puna padrejtësisht dhe kompania AlbChrome i ka diskrimuar të katër drejtuesit e sindikatës, madje përjekjet do të vazhdojnë derisa të arrihen të drejtat e mohuara të të gjithë minatorëve ndër vite.

COMMENTS

WORDPRESS: 0