Vendimi i Komisionerit / Jo vendosja e kamerave në shtëpi për operatorët e sektorit ‘call center’

Vendimi i Komisionerit / Jo vendosja e kamerave në shtëpi për operatorët e sektorit ‘call center’

“Protokolli mjekësor nuk zbatohet. Pacientët me talasemi nuk marrin gjak
Prej muajsh pa shtëpi nga tërmeti/ Gjimnazistja, dua të bëhem avokate për të mbrojtur të drejtat e njerëzve në nevojë
Elbasan/ Të jetosh mes varfërisë dhe sëmundjes… !

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Drejtave Personale ka  rekomanduar mos vendosjen  e kamerave të vëzhgimit në ambientet private për operatorët e sektorit call center që punojnë nga shtëpia.

Në sindikatën Solidariteti , u denoncua detyrimi  kompanisë ‘Telperformancë’, për vendojen e kamerave në ambjentet private, me arsyetimin e komunikimit me eprorin.

“ Lidhur me qëllimin e verifikimit të shërbimit, Zyra e Komisionerit vlerëson se kamera e vëzhgimit nuk mund të përdoret për mbikëqyrjen e një punonjësi në vendin e punës, vendosja e kamerave në ambientet e punës së punonjësve (zyrë apo shtëpi me qëllim mbikëqyrjen) është në kndërshtim me parashikimet e ligjit dhe akteve nënligjore, konkretisht Udhëzimit no, 11, datë 08.09.2011, të Komisionerit mbi “ Përpunimin e të dhënave personale të punonjësve në sektorin privat “ I ndryshuar”, thuhet në rekomandim.

Vendsja e kamerave në shtepite e punonjesve të këtij sekstori erdhi  si pasoje e zhvendosjes  së punës në ambjente private, për shkak të masave ndaj Covid-19.

Një numër I madh operatorësh e kanë kundërshtuar vendosjen e këtyre kamerave për shkak të pasigurise dhe ekspozimit të familjarëve.

Barbara Meçaj ish punonjëse  kompanisë Teleperformancë pretëndon së është pushuar nga puna, pas denoncimit të kësaj kërkese.

Me datë 22.12.2020, kompania Teleperformance i ka dhënë njoftimin me shkrim znj. Meçaj për zgjidhjen e kontratës së punës. Procedurat e largimit kompania i ka nisur një javë pasi znj. Meçaj ka denoncuar publikisht nga faqja e Sindikatës Solidariteti padrejtësinë që po u bëhej punëtorëve me vendosjen e kamerave në ambientet private të shtëpisë.

Në një intervistë për Top Channel, z. Meçaj shprehej se shtëpia e saj ishte shumë e vogël, dhe jetonte së bashku më pjesëtarë të tjerë të familjes, për këtë arsye e kishte të pamundur të punonte e survejuar nga kamerat.

 

 

 

 

 

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0