Çmimi i energjisë elektrike për muajin tetor nuk do të ndryshojë, konfirmon edhe mbledhja e ERE. Përgjatë këtij muaji do të do të rishikohet situata dhe do të vendoset nëse çmimi 42 kilovat do të aplikohet gjatë muajit nëntor për të gjithë konsumatorët që kalojnë fashën 800 kilovat.
Në mbledhjen e ERE të orës 14.00 të ditës së premte, u vendos që hiqet fasha 800 kwh për muajin tetor, ku votuan 5 anëtarë.
ERE deklaroi se kjo kërkesë ju ka ardhur më 6 tetor.
Kryeministri Edi Rama deklaroi se fasha 800 kwh do të vendoset në muajin nëntor, duke parë parametrat, ose do të ketë sërish diskutim për shtyrje të aplikimit të saj. Sipas Ramës, synohet të punohet në drejtim të edukimit qytetar për kursimin e energjisë. Heqja dorë nga limiti 800kWh u perceptua si vendim i detyruar për shkak të presionit dhe kushteve të varfërisë.
COMMENTS