Një tragjedi ka ndodhur paraditen e sotme në Tiranë, ku një 27-vjeçar ka ndërruar jetë gjatë orarit të punës. Policia ka njoftuar se shtetasi G.B ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, e menjëherë është dërguar në spital.
“Tiranë/Informacion paraprak. Më datë 11.09.2021, rreth orës 12:45, në Rrugën e Elbasanit, dyshohet se duke punuar në një lokal ka rënë kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën në spital shtetasi G. B., 27 vjeç.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes”, njofton policia.
COMMENTS