Një 38 vjeçar mësohet se ka ndërruar jetë në burgun 302 në Tiranë, njoftim që vjen nga disa portale të vendit. Viktima është identifikuar si Renald Tahiri dhe ishte arrestuar të premten e kaluar për vjedhje, ndërsa familjarët nuk janë lejuar ta takojnë gjatë fundjavës me pretekstin se nuk lejoheshin takimet.
Rrethanat e ngjarjes së rëndë e cila nuk është raportuar zyrtarisht nga autoritetet mbeten të paqarta.
38-vjeçari u arrestua për vjedhjen e një biçiklete, teksa njihet në zonën e “Brrakës” ku jetonte si konsumues të narkotikëve. Trupi është shoqëruar për në banesën e fundit ditën e sotme.
Familjarët kanë ngritur pretendime dhe akuza për mosdhënie ndihme ndaj djalit të tyre.
Sipas informacioneve nga Ora News, mësohet se ata po përgatisin një kallëzim kundrejt burgjeve për vdekjen e dyshimtë të Renald Tahirit.
COMMENTS