Vazhdon prostesta e pedagogëve, “nuk nisim vitin e ri akademik pa plotësimin e kushteve”

Vazhdon prostesta e pedagogëve, “nuk nisim vitin e ri akademik pa plotësimin e kushteve”

Durrës: Situata në landfillin e Porto Romanos, larg vëmendjes së institucioneve
U denoncua humbja prej katër muajsh, e moshuara ndërron jetë në QSUT
“Librat falas” nuk funksionon për klasën e parë

Pedagogët janë të vendosur për të vijuar me protestat deri në plotësimin e kërkesave të tyre për rritje të pagave. Ata kanë njoftuar se protesta e radhës është më 5 tetor në orën 11:00 në sheshin “Nënë Tereza’. Prej një muaji ata janë vazhdimisht në protestë dhe kërkojnë,
● Rritja e pagave të pedagogëve dhe stafit ndihmës.
● Kërkojnë që në tetor të këtij viti paga e tyre të rritet me 30% ndërsa në tetor të vitit 2023 të rritet me 20%
● Rritja e financimeve për kërkime shkencore
● Laburantët të paguhen për rrezikshmërinë që hasin në punë
● Pagesa e vjetërsisë në punë
● Pagesë për orët e shtesë
● Bërja publike e buxhetit të universiteteve dhe si menaxhohen paratë.
Në njoftimet e vazhdueshme për mediat, Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka argumentuar se pagat krahasuar me vendet e Ballkanit janë të ulta në diferenca të mëdha, gjë e cila sjell pengesa në zhvillimin e tyre akademik. Pedagogu në Fakultetin e Inxhinierisë Matematike, Sandër Kovaçi thotë se paga e profesorëve në universitetet e Kosovës shkon deri në 1500 euro, ndërsa në vendin tonë, nuk e kalon shifrën e 1000 eurove.
Pritet reagimi i Ministrisë së Arsimit që deri tani, vetëm ka premtuar bisedime por ende asgjë konkrete.

COMMENTS

WORDPRESS: 0