Vazhdon dhuna e Policisë Bashkiake ndaj tregtarëve ambulantë, nuk kursehen as më të moshuarit

Vazhdon dhuna e Policisë Bashkiake ndaj tregtarëve ambulantë, nuk kursehen as më të moshuarit

“Transparency International” – gjendja në Shqipëri alarmante për shkak të korrupsionit
Dibër. Protestë e biznesit për taksat
Raporti nga Qendra Ekonomike-Sociale / 79 % e të rinjëve ikin nga Shqipëria; Mungesa e perspektivës dhe mundësive

e moshuarShitësit ambulantë janë përballur sërish me dhunën e policisë bashkiake. Të martën ishte një  i moshuar, të cilin e shtrinë për tokë dhe i flakën bastunin në të cilin mbahejpër të ecur . Ndërsa një e tjetër  e moshuar që shet fruta – perime nuk ka arritrur të sigurojë trë ardhurat me një karrocë buzë trotuarit sa për mbijetesë.

Gruaja e moshuar  është përballur me policë të Bashkisë së Tiranës, të cilët ia kanë rrëzuar karrocën dhe ia hodhën ushqimet në rrugë. Teksa merr sërish karrocën e saj, e moshuara dëgjohet t’i thotë policit ‘ça shteti je ti’.

Pamjet janë filmuar nga qytetarë të rastësishëm dhe janë shpërndarë në rrjetet sociale.

Duke e propaganduar si ‘nismë për të zbukuruar qytetin’, policët bashkiakë dhunojnë qytetarët që përmes shitjes në rrugë, sigurojnë ushqimin.

Edhe më parë policia Bashkiake ka keqtrajtuar  banorët e zonave rurale të cilët shesin produketet e tyre në kryeqytet për të fituar të ardhura në mënyrë të ndershme, duke i’ua shpërndarë produktet, sekuestruar, vënë gjoba apo edhe dhunuar.

Që prej gushtit 2015, Policia Bashkiake e Kryebashkiakut Veliaj ka gjobitur dhe i ka sekuestruar mallin mbi 4000 shitësve ambulantë.

Në lidhje me sekuestrimin e mallrave të qytetarëve nga Policia Bashkiake bëhet në bazë të disa proçedurave të veçanta, fillimisht bëhet paralajmërim me shkrim dhe në rast të përsëritjes jepet sanksioni me gjobë.  Flakja e produkteve në asfalt apo ngarkimi në makinë nuk është i mbështetur mbi një bazë ligjore.

Sipas vendimit Nr. 156, datë 21.12.2018 PËR PËRCAKTIMIN E DISA KUNDRAVAJTJEVE ADMINISTRATIVE DHE SANKSIONIN QË VENDOSET PËR TO NË TERRITORIN E BASHKISË TIRANË  në nenin 15 mbi sanksionet dhe aktet administrative për kundërvajtjet e parashikuara në këtë vendim janë:

  1. Paralajmërim me shkrim/ Akt Konstatimi;
  2. Proces verbal për kundërvajtjet administrative, ku sanksionohet masa e gjobës.
  3. Sanksioni “paralajmërim me shkrim” është akti i konstatimit është akt administrativ që ka për qëllim këshillimin, paralajmërimin dhe lënien e detyrës për kundërvajtësit, që jepet për një shkeljet të një rëndësie të vogël dhe/apo kur ekzistojnë rrethanat lehtësuese.
  4. Në rast përsëritjeje të kryerjes të së njëjtës kundërvajtje apo të një kundërvajtje administrative tjetër sipas këtij vendimi apo legjislacionit në fuqi, jepet sanksioni administrativ me gjobë.

Ndërkohë Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi në një Deklaratë për shtyp pasi ka konstatuar sjellje jo proporcionale të efektivëve të policisë bashkiake Tiranë, ushtrim të forcës fizike ndaj një të moshuari dhe cënim të dinjitetit të një të moshuare shitëse ambulante. I kujton Punonjësve të Policisë Bashkiake detyrat për të zbatuar ligjin nr.8224, datë 15.05.1997 “Për organizimin dhe funksionimin e policisë së bashkisë dhe komunës”, duhet bërë duke garantuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, proporcionalitetin dhe sidomos respektimin e Dinjitetit të Njeriut.

LigjiNr. 8224, datë 15.5.1997  “PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E POLICISË TË BASHKISË DHE TË KOMUNËS” në nenin 8-të janë të përcaktuara detyrat e policies së Bashkisë apo Komunës, kun ë asnjë rast nuk përmendet ushtrimi i dhunës fizike ndaj qytetarëve.

detyrat e Policise se Bashkise Komunes

COMMENTS

WORDPRESS: 0