Vatra zjarresh prej 10 ditësh në Vlorë, institucionet heshtin

Vatra zjarresh prej 10 ditësh në Vlorë, institucionet heshtin

Rekordi boteror – korriku, muaji me i nxehte ne histori
Bashkia Fier ka reaguar pas ankesës që familjet rome në fshatin Mbrostar (Fier) kanë bërë për mungesën e kanalizimeve të ujit të pijshëm.
Covid-19/ Mjeku Ulqinaku qetëson shqiptarët: Kjo është e vetmja sfidë që nuk kemi kaluar…

Prej 10 ditësh në qarkun e Vlorës janë aktive vatra zjarri të cilat kanë djegur qindra hektarë kullotë, shkurre dhe pemë.

Zonat më të prekura nga zjarret janë Tragjasi dhe kodrat e Gadishullit të Karaburunit ndërsa pylli i Llogarasë rrezikohet gjithashtu të përfshihet nga flakët.

Drejtoresha e Zonave të Mbrojtura në Vlorë, Lorela Lezaj tha për Report TV se sipërfaqja e djegur mendohet të jetë rreth 500 hektarë dhe theksoi nevojën e ndërhyrjes urgjente nga ajri.

Pavarësisht se situata e flakëve vijon prej 10 ditësh, helikopterët e Ministrisë së Mbrojtjes për situatat e zjarreve dhe emergjencave nuk kanë ndërhyrë.

Nuk ka asnjë bilanc për situatën as nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile. Kreu i saj, Haki Çako njoftoi të premten se për shuarjen e zjarreve në të gjithë qarkun janë angazhuar vetëm zjarrëfikësit e Vlorës, forca nga njësia administrative, disa ushtarë dhe vullnetarë. Por edhe ato nuk janë të pajisur me mjetet e nevojshme për të ndërhyrë në terrene të thella. Në pamjet e aksionit të publikuara nga Çako, zjarrëfikësve dhe ushtarëve i mungojnë veshjet e duhura dhe fikjen e flakëve e bëjnë me lopata.

KLSH ndërkohë ka nisur një auditim të institucioneve përgjegjëse ku do të verifikojë tenderimet për pajisjet e zjarrfikësve si dhe hallkave të tjera të emergjencave civile, nëse përputhen fizikisht me ato që janë blerë si dhe mungesën e tyre gjatë operacioneve.

IGJEUM njoftoi të shtunën se në dy ditët në vijim në 10 qarqe të vendit ka rrezik të lartë zjarresh nga temperaturat e larta.

COMMENTS

WORDPRESS: 0