Varfëria vret sërish/ Mbytet 14-vjeçari duke peshkuar për të siguruar bukën e gojës

Varfëria vret sërish/ Mbytet 14-vjeçari duke peshkuar për të siguruar bukën e gojës

Elbasan/ Tërmet 3.3 ballë
Shkodër: Qendrat shëndetësore, pasdite të mbylluara
Abonetë falas për studentët ulin 37% shitjet e biletave; Shoqata kërkon rimbursim të plotë ose rritje çmimi të biletës ditore

Ngjarjes së dy ditëve më parë ku një 48 vjeçar vari veten në një pemë për shkak të varfërisë dhe të pamundësisë për të paguar detyrimet e energjisë elektrike dhe ujin, iu shtua edhe një tjetër sot ku një 14 vjeçar u mbyt në lumin Seman ku kishte dalur të peshkonte.
 Lajmin e degjoj në një nga televizionet kombëtare, ku gazetarja cilëson se 14 vjeçari kishte dalur atje për hobi, dmth për qejf ndërsa fqinji i tij në një intervistë në vendin e ngjarjes reagin duke thënë që familja e djalit është në gjendje shumë të dobët ekonomike. Ai dilte për të zënë peshq për tu ushqyer, për ta shtyrë edhe një ditë tjetër me atë që do të dergonte në shtëpi. E pra ndërkohë që ky djalë i mitur duhet të ishte me shokët apo me familjen për pushime , ai shkon të gjejë një rrugëzgjidhje sepse shteti kishte muaj që ia kishte hequr ndihmën ekonomike dhe se babai e kishte lënë jetim nga sëmundja.
Kush e vrau ketë 14 vjeçar?! Kush i vrau këta njërëz?! A mund ta gjejmë këtë vrasës të fshehtë serial e ta burgosim ashtu si burgosen njërëzit e tjeshtë?! A mund ta gjejmë këtë vrases që po vret për një copëz dritë, për një gllenkë ujë apo për një kafshatë buke thatë?!

COMMENTS

WORDPRESS: 0