Bashkë me një mori problemesh të trashëguara, anëtarët e komunitetit Rom dhe atij Egjiptian në Shqipëri po përballen gjithnjë e më shumë me një rrezik të shtuar: ekspozimin dhe varësinë ndaj drogës.
Përmes kësaj thirrjeje, redaksia e Informim. al kërkon të dëgjojë personat që e vuajnë në shpinë këtë problem, por edhe familjarët apo miqtë e tyre, në mënyrë që të kemi mundësinë që t’u japim zë shqetësimeve me të cilat ata përballen.
Ne duam gjithashtu të hetojmë shërbimet publike për trajtimin e përdoruesve të drogës në Shqipëri si dhe qasjen e anëtarëve të komunitetit Rom dhe atij Egjiptian në këto shërbime si dhe të ofrojmë informacion të plotë mbi përhapjen e fenomenit, arsyet dhe pasojat e përdorimit të drogës.
Kini parasysh:
Ne nuk do të publikojmë asnjë të dhënë apo emër, pa marrë më parë miratimin nga ana juaj dhe nuk kemi për qëllim të përdorim shembuj specifikë, por të ekspozojmë problemet e përgjithshme dhe sistemike që sjell fenomeni i konsumimit dhe trafikimit të drogërave . Përgjigjet tuaja janë të sigurta dhe të mbrojtura. Historitë tuaja do të na ndihmojnë ne për të realizuar investigimin.
Si mund të bëheni pjesë?
Për të ndarë përvojën tuaj me ne, gjithë sa duhet të bëni është plotësimi i pyetësorit të mëposhtëm.
Pyetësor: Pasojat e përdorimit të drograve
COMMENTS