Anëtarët e komunitetit Rom dhe atij Egjiptian në Shqipëri po përballen gjithnjë e më shumë me një rrezik të shtuar: ekspozimin dhe varësinë ndaj drogës.
Përmes thirrjes të cilën mund ta plotësoni këtu redaksia e Informim. al kërkon të dëgjojë personat që e vuajnë në shpinë këtë problem, por edhe familjarët apo miqtë e tyre, në mënyrë që të kemi mundësinë që t’u japim zë shqetësimeve me të cilat ata përballen.
Ne duam gjithashtu të hetojmë shërbimet publike për trajtimin e përdoruesve të drogës në Shqipëri si dhe qasjen e anëtarëve të komunitetit Rom dhe atij Egjiptian në këto shërbime si dhe të ofrojmë informacion të plotë mbi përhapjen e fenomenit, arsyet dhe pasojat e përdorimit të drogës.
COMMENTS