Vaksinimi ka ulur ndjeshem numrin e viktimave – Silva Bino

Vaksinimi ka ulur ndjeshem numrin e viktimave – Silva Bino

A do të votojnë personat e infektuar me COVID-19?
Infektivi/ Të shtruarit në spital të vaksinuar
Krijohet pilula e parë anti-Covid

Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë pranë ISHP-së, Silva Bino ka folur rreth procesit të vaksinimit ku siç duket kjo ka ulur ndjeshëm numrin e të infektuarve dhe të viktimave në vend. Sipas Binos deri në Tetor apo në fund të vitit, për festat e ndërrimit të viteve do të jemi një vend me mbulesë të lartë vaksinale.wVwG9pe

Bino: Të gjitha bashkitë e mëdha kanë një incidencë të ulët, përveç rritjes që kemi në Lezhë dhe Kukës. Pjesa më e madhe e vendit paraqet ulje të incidencës. Kemi arritur një pikë të pozitivitetit që shkon nën 5%, kjo lidhet edhe me numrin e testimeve që po kryhen.

Ky është një element që flet për një ulje të qarkullimit të virusit. Po ashtu kemi vënë re një ulje të incidencës së vdekjeve, por kemi ende vde kje dhe njerëz në spitale që janë me co vid.Në vaksinimet me dozë të parë kemi ulje në numrin e vd ekjeve dhe si rezultat ka një impakt të vaksinimit në numrin e vdekjeve. Ne do ia dalim dhe deri në tetor apo për festat e fundvitit do jemi një vend me mbulesë të lartë vaksinal.

Shqipëria është një nga vendet, që ka arritur sukses në procesin e vaksinimit.
Qytetet që kanë bërë një numër të lartë va ksinash janë Vlora, Fieri, por nuk mbetet pas as Tirana që ka një kompleksitet më të lartë. Strategjia që ne kemi ndjekur për vaksinimin duket sikur ka sukses. E them me shumë kujdes këtë fjalë, por tregohet që ka këtë lloj kujdesi dhe është e rëndësishme që të mbajmë ritmet e vaksinimit në përgjithësi.

COMMENTS

WORDPRESS: 0