Vendimi i disa shteteve Europiane për ta bërë të detyrueshëm vaksinimin në disa sektorë solli protesta në Greqi e Francë.
Mbi 5 mijë qytetarë dolën në rrugë në Athinë pasi qeveria lajmëroi se vaksinat do të jenë të detyrueshme për punjoësit e kujdesit shëndetësor dhe se hyrja në bare e restorante do të lejohet vetëm për personat e vaksinuar.
Duke kënduar himnin kombëtar e valëvitur flamujt grek, protestuesit mbanin pankarta ku shkruhej: “Jo vaksinimit të detyrueshëm”, “I themi jo helmit të vaksinave”, “Ne kemi të drejtë të zgjedhim dhe asnjë qeveri nuk mund të zgjedhë për ne”. Qytetarët që nuk do të vaksionohen deri më 15 Shtator do të pushohen nga puna dhe nuk do të marin asnjë pagesë.
Ndërsa në Francë mijëra qytetarë kanë dalë në rrugë duke thirrur “Poshtë diktatura”. Protesta filloi mëngjesin e djeshëm dhe vijon nedhe ditën e sotme ku protestuesit u përplasën me forcat e policisë. Policia përdori gaz lotsjellës ndaj mijëra njerëzve që ishin mbledhur për të kundërshtuar vendimin e presidentit Macron për të bërë të detyrueshme vaksinën për punonjësit e shëndetit publik dhe vendosjen e pasaportës së gjelbër për të hyrë në bare dhe restorante.
Në Ditën e Republikës, qindra pronarë lokalesh, punonjës spitalesh dhe prindër kërkuan edhe njëherë “Liri” ndaj planeve të prezantuara së fundmi nga kreu i shtetit.
Protestuesit u përplasën me policinë dhe në disa raste u shënuan dhe akte vandale ku u dogjën makina të parkuara, kosha mbeturinash dhe dyqane.
COMMENTS