Vajzat minorene shqiptare të pashoqëruara renditen në vend të dyte si azilkërkuese në Itali gjatë muajit Mars

Vajzat minorene shqiptare të pashoqëruara renditen në vend të dyte si azilkërkuese në Itali gjatë muajit Mars

Jamal Khashoggi, vrasja që tronditi një aleancë
Shqipëria dhe lufta për lirinë e Shtypit, një nga vlerat themelore demokratike të BE-së.
Belgjika/ 4 ditë punë në javë më shumë efikasitet

36 minorene Shqiptare të pashoqëruara janë regjistruar si azilkërkuese duke zënë vendin e dytë pas atyre nga Costa D’avorio, duke lënë prapa ato nga Nigeria, Guinea, Somalia etj.

Muaji mars 2021 ka shënuar një rritje me 34% të numrit të azilkërkuesve shqiptarë në Itali në krahasim me muajin Shkurt , ndërsa ka një reduktim të numrit të azilkërkuesve të pashoqëruar minorenë, por vajzat shqiptare minorene  janë ndër më të shumtat.

 

Foto nga të dhënat e raportit për vajzat minorene

                  Foto nga të dhënat e raportit për vajzat minorene sipas kombësive 

Këto të dhëna janë raportuar nga Autoritetet italiane të Ministrisë së Brendshme, të cilat kanë publikuar raportet e fundit statistikore mujore  me të dhënat e numrit të azilkërkuesve që kanë kërkuar mbrojtje nga autoritetet italiane e të emigrantëve minorenë të pashoqëruar.

Shqipëria renditet në vendin e tretë pas Bangladeshit dhe Tunizias, 799 shqiptarë ose 12.1% kanë shtetësi shqiptare. Të ndjekur nga Egjipti,  Pakistani … etj.

Foto me të dhëna për azilkërkuestit minorenë sipas vendit të origjinës, Shqipëria renditet e treta

        Foto me të dhëna për azilkërkuestit minorenë sipas vendit të origjinës, Shqipëria                                                            renditet e treta

Azilkërkues njihen të gjitha ata persona të cilët largohen nga vendi i tyre për motive politike, fetare e persekutimi, e kërkojnë strehim në një vend tjetër.

E drejta e azilit është përcaktuar në nenin 10 të Kushtetutës italiane ku thuhet se ; “I huaji të cilit i është ndaluar ushtrimi i lirive demokratike në vendin e tij në bazë të Kushtetutës Italiane ka të drejtë të kërkoj mbrojtje në Republikën italiane e sipas kushteve të përcaktuara me ligj”.

Raporti i Ministrisë së Brendshme Italiane informon se gjatë muajit mars 2021, janë 63 shqiptarë të cilët kanë kërkuar mbrojtje nga shteti italian.

Numri i tyre është rritur me 34% duke e krahasuar me të dhënat e muajit shkurt 2021, gjatë të cilit ishin 44 shqiptarë të cilët kërkuan të drejtë azili në Itali.

Gjithsej në Itali gjatë muajit mars 2021 janë 6.612 azilkërkuesë nga kombësi të ndryshme që kanë kërkuar strehim në Itali me një rritje rreth 16% më shumë në krahasim me muajin shkurt.

Ndërsa aktualisht numri i azilkërkuesve minorenë shqiptarë është baras me 12.1% të numrit të përgjithshëm të kombësive të ndryshme (6612).

Një reduktim ka pësuar dhe numri i minorenëve të pashoqëruar kosovarë që deri në mars të 2021 ishin 179, ndërsa në dhjetor të 2020 rezultojnë të regjistruar 190.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0