Vajza në koma prej tre javësh rihap sytë falë zërit të Gigi D’Alessio

Vajza në koma prej tre javësh rihap sytë falë zërit të Gigi D’Alessio

Elbasan/Aksident në aksin rrugor Elbasn – Metarlugji
Tiranë/Mjeti përplas prindërit me foshnjen 3-muajshe duke kaluar në vijat e bardha
Arrestohet shoferi i kamionit që u përplas me benzin në Rrogozhinë – Elbasan ku humbi jetën 27 vjeçari

Viktima e një aksidenti në Frosinone, Giulia ka marrë një videomesazh nga këngëtari dhe është zgjuar.
U desh vetëm një moment, në fillim të qershorit: të mos bindej dhe të nxirrte kokën nga dritarja e makinës me të cilën po udhëtonte me prindërit, për t’u përplasur nga një traktor që po kalonte pikërisht në atë moment.
Kështu Giulia, një vajzë pesëvjeçare, përfundoi në koma dhe qëndroi në atë gjendje për gati tre javë. “Eja Giulia, lufto, do të pres në koncertin tim. Mos u dorëzo, të gjithë të duam”, ishin fjalët e këngëtarit Gigi D’Alessio në videomesazhin dërguar Fabrizios dhe Valerias, prindërit e fëmijës.
Këto fjalë të shenjta, pasi i dëgjoi bashkë me fjalë të tjera të familjes së saj, Giulia hapi sytë për disa sekonda.
Fëmija rrezikoi të vdiste, por një operacion i gjatë i kryer në Spitalin “Gemelli” në Romë i dha mundësinë të jetonte. Megjithatë, dëmtimi serioz në kokë i shkaktuar nga përplasja,
futi në rrezik përfundimisht aktivitetin e trurit të Giulia-s.
Por shpresa nuk u braktis kurrë dhe kjo gjë shërbeu. Giulia, në fakt, rifilloi nevojat e saj fiziologjike, një shenjë pozitive e kombinuar me lotët që ranë në fytyrën e vajzës pasi dëgjoi fjalët inkurajuese të shqiptuara nga këngëtari napolitan.
E gjithë kjo u bë e mundur falë ndërmjetësimit të një polici, Norberto Scala, në detyrë në selinë e policisë së Frosinone dhe mikut të Gigi D’Alessio. Lumturia e pamasë del nga fjalët e gjyshit të fëmijës, zotit Sandro: “Zoti e bekoftë, bëri një gjest të bukur që nuk do ta harrojmë kurrë”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0