Vajza e vogël rome i drejtohet Erion Veliaj

Vajza e vogël rome i drejtohet Erion Veliaj

Shkalla e lartë e analfabetizmit privon shumë romë dhe egjiptianë nga e drejta e votës së lirë
Ndryshimi i orës, merret vendimi …
Specialisti i mushkërive tregon për tri sëmundjet që i shkakton shisha

Përshendetje zoti lali Eri me mban mend në janar 31.01.2018 jam Arselinda Muharemi nga komuniteti romë kemi mbjell bashkë dy pemë mimoza nga klasa e 4b ato pemë i kam mbjell e gezuar me idenë që dhe unë një ditë do u bëja me një shtëpi si të gjithë të tjerët por jo ti na e prish shtëpin vetëm për një urë të shpifur që sa herë që kaloj atje më kujtohet shtëpia ime kam 5 vjet që sorollatem me prindërit emi sa me një rrugë në një rrugë tjetër ku është shtëpia ime, ku janë rrobat e mia që mu hodhën dhe u dogjën, 8 prilli dita romëve që protestuan por unë si vajzë 12 vjeçare them që tia vëmë dita e dëshpërimit dhe mërimit.

Vëllai im po migron nëpër shtete që kur të vij këtu në vëndin tuaj të ketë shtëpinë e mbesave, i kam premtuar që do të bëjmë dhoma të bukura, sot protestova për të drejten time kam thirrur deri sa më është ngjirur zëri vetëm për të drejtën time dhe për 5 minuta do zbres poshtë por për një orë nuk erdhe poshtë kam thënë nuk ke mëshirë për këta fëmijë që aty në po vdisnim prej ftohtit.

TURP mos kujto se e kanë shkruajtur prindërit e mi por e kam shkruajtur unë thoni që romët nuk shkojnë në shkollë por unë jam me 10 në anglisht.

COMMENTS

WORDPRESS: 0