UNUM, festivali i parë në Evropë që organizohet për të dytën herë në bregetin e Shëngjinit…

Policia bashkiake ‘bastis’ Romët në Tiranë, brenda muajit gusht rregjistoren 50 raste
Durrës/ Një familje masakron të riun rom. Shkaqet nuk dihen. 
Ishte në Siri për kthimin e fëmijëve, shefi i antiterrorit zbardh detajet: Kemi identifikuar…

Pak ditë më parë u mbajt festivali i UNUM në plazhin e Ranës së Hedhun në Shëngjin për të dytën herë në vendin tonë.Në një konferencë të përbashkët të organizatorëve të festivalit dhe Ministrit të Turizmit dhe i Mjedisit , Blendi Klosi, u diskutua se ky organizim ka ndikuar në turizmin shqiptar dhe ka shërbyer edhe si vendtakim i shqipëtarëve me qytetarë nga çdo vend i botës.

Klosi përmendi se Qeveria shqiptare do të garantojë siguri, në mënyrë që UNUM-i të mbahet duke respektuar protokollin anti-COVID 19.
‘Si një platformë e gëzimit të rinisë shqiptare, në emër të Qeverisë do të doja të garantoja që do të respektohen të gjitha protokollet e sigurisë së këtij festivali. UNUM-i do të shërbejë si një reklamë e mirë për turizmin në Shqipëri. UNUM festival është i përmasave evropiane’, ka thënë Klosi.
Protokolli i veçantë anti-Covid 19 i miratuar nga Ministria e Turizmit dhe ajo e Shëndetësisë obligon të gjithë pjesëmarrësit e festivalit që të respektojnë rregullat shtetërore. Shqipëria nuk ka kufizime për asnjë vend evropian.
Për të gjithë ata qytetarë të cilët duhet të kthehen në vendet ku obligohen të ketë një test PCR, në qytetin e Shëngjinit organizatorët e festivalit ofrojnë pika ku bëhen testet, kurse brenda festivalit UNUM nuk do të kërkohet testi Rapid sepse një formë e tillë e testimit përmes licencimit të një kompanie private nuk është e lejuar në Shqipëri.
Klosi mbylli konferencën duke rikujtuar se festivali UNUM do të mbahet në plazhin ‘Rana e Hedhun’ në Shëngjin nga 3 deri më 7 qershor, plazh ky i cili do të mbledhë disa nga emrat më të mëdhenj të skenës elektronike në botë.
Klosi mbylli konferencën duke rikujtuar se festivali UNUM do të mbahet në plazhin ‘Rana e Hedhun’ në Shëngjin nga 3 deri më 7 qershor, plazh ky i cili do të mbledhë disa nga emrat më të mëdhenj të skenës elektronike në botë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0