Universteti Politeknik i Tiranës ka mungesë transparence dhe qasjeje në informacion publik- Paditet nga Qendra për Arsim Cilësor

Universteti Politeknik i Tiranës ka mungesë transparence dhe qasjeje në informacion publik- Paditet nga Qendra për Arsim Cilësor

SHPËRTHIM I FUQISHËM NË STAMBOLL, RAPORTOHET PËR VIKTIMA DHE TË PLAGOSUR
Shkrijnë” investimet në energji, OST 11.8 milionë euro për nënstacionin e Hoxharës dhe linja 220 kv
Durrës/ Helmohen disa punonjëse të një rrobaqepsie…

Monitorimi i kontratave të prokurimit është  i nevojshëm për të evidentuar problematikat dhe për të rritur transparencën në fushën e prokurimeve publike, një mënyrë për të fokusuar vëmendjen mbi këto praktikat të financuara nga fonde shtetërore, si dhe ku për rrjedhoje veprimet korruptive shkaktojnë pasoja negative dhe dëme për të gjithë qytetarët.

Universiteti Politeknik i Tiranës refuzon të japë informacion në lidhje me kontratën e prokurimit të materialeve higjeno-sanitare.

Sipas qendrës “Për Arsim Cilësor” ky ishte rasti më i vështirë në lidhje me qasjen në informacione publike, të kontratave të prokurimit në sistemin arsimor.

 

“Më datë 10.01.2020, Qendra “Për Arsim Cilësor” ka paraqitur një kërkesë më objekt “Kërkesë për informacion” drejtuar Universitetit Politeknik të Tiranës, nëpërmjet postës shqiptare.

Është kërkuar të vihet në dispozicion informacioni i disponueshëm lidhur me dokumentacionit të plotë të kontratës Nr. REF- 75334-06-19-2018 me objekt: “Blerje Materiale Pastrimi”(2018) Universiteti Politeknik i Tiranës.

 

Më datë 24.01.2020 përfaqësues të qendrës njihen me përgjigjen të dhënë nga administrator i Universitetit Politeknik i Tiranës, me numër protokolli 46/1, në të cilën refuzohet dhënia e informacionit të kërkuar, duke u mbështetur tek ligji nr.9643, datë 20.11.2006, “Për Prokurimin Publik” të ndryshuar, në mënyrë më specifike neni 21, pika 1 dhe pika 3, si dhe neni 25, në të cilën informacioni i kërkuar konsiderohej konfidencial.

 

Më datë 30.01.2020 stafi i qendrës “Për Arsim Cilësor” dërgon një përgjigje drejtuar UPT ku sqarojnë se kërkesa e tyre për informacion bazohet në të drejtën për të marrë informacion për veprimtarinë e organeve shtetërore, një e drejtë kjo e garantuar nga ligji themeltar i shtetit, nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, në kërkesën e drejtuar ata i referohen një sërë dispozitash ligjore, të cilat  sanksionojnë të drejtën e çdo personi për t’u njohjur me informacion publik. Ligit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”,  përcakton të drejtën e njohjes me informacionin publik të çdo personi dhe detyrimin e autoritetit publik për të informuar kërkuesin.”, sqarohej ne dolumentin e vënë në dispozicion mga Qendra “për Arsim Cilësuar”.

 

Specifikohet se pretendimet e UPT nuk kishin lidhje me informacionin e kërkuar pasi së pari, ka të bëj me një kontratë prokurimi publik, të lidhur nga universiteti, për blerjen e materialeve të pastrimit. Kjo kontratë financohet nga fondet publike dhe si e tillë duhet të jetë e hapur dhe e aksesueshme kur kërkohen të dhëna nga qytetarët taksapagues.

 

Së dyti, procedura e prokurimit ka përfunduar, ndaj nuk ka asnjë cënim të procesit.

 

Së treti, nuk është qëllimi dhe as nuk në interes të qendrës të njihen me të dhëna që kanë të bëjnë me sekretin tregtar, as të drejtën e autorit dhe as që shkelin të drejtën për një jetë private. Të dhënat e kërkuara konsistojnë në faktet, analizën e fakteve të informacionit të gjendur në këtë kontratë, të cilat, ashtu siç autoriteti kontraktor UPT ishte informuar, nevojiten për qëllime statistikore, për zhvillimin e një studimi krahasimr me vende të tjera të rajonit. Në këtë rast përjashtohet çdo mundësi konflikti dhe papajtueshmërie me interesat të tillë dhe në shkeljen e sigurisë kombëtare apo interesit publik.

Së katërti, edhe nëse ekzistojnë elementë të cilët e kufizojnë të drejtën e informimit për një pjesë të informacionit të kërkuar, ligji nuk e ndalon në asnjë moment të drejtën e informimit për pjesën tjetër të informacionit.

Madje neni 6 i këtij ligji shprehet se kërkuesit nuk i refuzohet pjesa tjetër e informacionit që nuk i nënshtrohet kufizueshmërisë.

Përveç Kushtetutës së RSH, ligjit për të drejtën e informimit, edhe ligji nr.9643, datë 20.11.2006, “Për Prokurimin Publik”, i ndryshuar, parashikon në dispozitat e tij detyrimin e autoritetit kontraktor për të vënë në dispozicion çdo personi të interesuar informacionin e kërkuar në kuadër të transparencës së veprimtarisë së institucioneve publike dhe rritjes së besimit tek publiku.

 

Në muaj shkurt më datë 10.02.2020 qendra i është drejtuar institucionit të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, me një ankesë për shkak të refuzimit të institucionit publik të Universiteti Politeknik të Tiranës, për të dhënë informacionin e kërkuar lidhur me dokumentacionit të plotë të tenderit Nr. REF- 75334-06-19-2018, me objekt: “Blerje Materiale Pastrimi” Universiteti Politeknik i Tiranës.

 

Për shak të situatës së krijuar nga pandemia dhe mosfunksionimit të institucioneve për një periudhë relativisht të gjatë, nuk u arrit marrja e materialeve të kërkuara, edhe pse nxitjet jo formale kanë qënë të vazhdueshme.

 

Më datë 31.08.2020 i përfaqësues të qendrës i drejtohen përsëri IDP me një email duke kërkuar edhe një herë që të merren masa për zbatimin e vendimit të komisionerit dhe të vihen në dispozicion materialet e kërkuara.

 

Më datë 02.09.2020 i dërgohet nëpërmjet postës, një kërkesë UPT-së, për ti rikujtuar mbi detyrimin për dhënien e informacionit dhe vendimin ende të pa zbatuar të IDP-së nga ana tyre.

 

Më datë 08.09.2020 nëpërmjet një komunikimi email nga ana e UPT-së dërgohet një link ku supozohet të ndodhej informacioni i kërkuar. Link-u i dërguar ishte i paaksesueshëm. Pas komunikimit edhe njëherë nga ana e qendrës “Për Arsim Cilësor” se link-u i dërguar nuk ishte funksional dhe gjithashtu i pa aksesueshëm, UPT nuk reflekton dhe ridergon një email me po të njënjtën përmbajtje.

 

Të ndodhur përpara kësaj situate Qendra “Për Arsim Cilësor”, për shkak të mungesës së transparencës, mos dhënies së informacionit publik dhe mos zbatimit të vendimeve dhe mos veprimit nga ana e institucioneve publike ka ngritur një kërkesë padi ndaj Universitetit Politeknik të Tiranës dhe Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

                                                                                                          

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0