Aida Gripshi, banuese në Suedi, tregon, se në vitet 89-89 është diplomuar në universitetin Aleksandër Xhuvani për cikël të ulët. Momentalisht ajo është mësuese në Suedi dhe për të rritur kualifikimin, i nevojitet një listë notash, ku të përcaktohet anglishtja si gjuhë e huaj. Ajo disponon diplomën origjinale dhe listën e notave, por bashkëshortit të saj nuk i është dhënë një vërtetim që ka bërë anglisht. Ajo thotë, se kërkon të drejtën e saj. Sekretaria e universitetit arsyetohet se në 97-ën janë djegur gjithë dokumentat. Deri në vitin 2016, ekzistonte një Komision që bënte vlefshmërinë e diplomave dhe listave të notave, por që nuk ekziston më. Zgjidhja e vetme është që zonja ti drejtohet gjykatës.
Marrë nga emisioni Stop
Newer Post
Plagosja e 2 të rinjve/Ja si nisi konfliktiOlder Post
Tiranë/Plagosen 2 të rinj me armë zjarri
COMMENTS