UMT llogarit tarifën 2300 për studentët e mjekësisë, tre herë më pak nga relacioni i qeverisë në Kuvend

UMT llogarit tarifën 2300 për studentët e mjekësisë, tre herë më pak nga relacioni i qeverisë në Kuvend

Tre vite pas diplomimit në Shqipëri ose 5500 euro tarifë vjetore, plani i ministrisë për mbajtjen e mjekëve nuk gjen mbështetje
Nis viti akademik/Studentët e Mjekësisë bojkotojnë ditën e parë
Gjykata Kushtetuese PEZULLON ligjin për studentët e mjekësisë, pritet shqyrtimi i çështjes

Shkresa e sotme drejtuar Ministrisë së Arsimit nga UMT nxori një shifër tjetër nga ajo që u dërgua nga Këshilli i Minstrave në Parlament, gati tre herë më pak. Sipas UMT, është rreth 2300 euro kostoja e një studenti të fakultetit të mjekësisë. Nga 45,000 që paguanin më parë, tashmë studentët do të përballen me këtë kosto. Por Qëndresa Qytetare ka dalë në një deklaratë në rrjetin facebook, duke akuzuar qeverinë për mashtrim.

“Në korenspondencën e mbajtur me UMT, tregohet në mënyrë shkresore se ky unviersitet prej vitit 2019 ka përllogaritur të njëjtën kosto studimi, pra rreth 2300 euro. ” thonë ata. Këtë shifër kanë paguar të gjithë ata studentë që e kanë si program të dytë një nga degët e UMT, si dhe është përcaktuar për disa vite si kosto e studentit. Është e paqartë se nga ka dalë shifra e rreth 6500 euro e cila është referuar për të mbështetur kalimin e ligjit për detyrimin e kontratës 2-5 vjeçare të qëndrimit të mjekëve të rinj në Shqipëri.

Qëndresa Qytetare ngre pikëpyetje se si ka ndikuar në zgjedhjet e maturantëve ky informacion i gabuar, nëse kanë zgjedhur një universitet privat ose janë larguar jashtë, ose kanë zgjedhur një degë tjetër. Ata bëjnë thirrje edhe për hetim të informacionit të përcjellë në kuvend nga ana e qeverisë.

Ndërkohë, studentët kanë nga nisja e vitit akademik që bojkotojnë leksionet për të protestuar ligjin e ri.

COMMENTS

WORDPRESS: 0