“Ulodha shumë në jetë”. Ja historia e trishtë e 63-vjeçarit të pastrehë

“Ulodha shumë në jetë”. Ja historia e trishtë e 63-vjeçarit të pastrehë

Kushte të mjerueshme në tregun e fruta-perimeve.
Natyra, një vënd depozitimi mbetjesh urbane…
Korçë/ Nxënësit me A.K. nuk përfitojnë nga shërbimet …

Festat entuziazmuan shumë individë, por jo Z.Rexhepi ,i cili mes skamjes dhe urisë priti të festonte edhe ai në një tryezë të ngrohtë, por asgjë, edhe këtë vit tryeza e tij  bosh. Prej 12 vitesh Z.Feti rezulton i pastrehë duke jetuar në kushte ekstreme dhe duke u përballur me probleme ekonomike dhe sociale. Faktorët ekonomikë ndikuan drejtpërsëdrejti në familjen e tij, e për pasojë bashkëshortja dhe fëmijët e braktisën.Mes dhimbjesh ai rrëfen vështirësitë për t’u ushqyer, për të pasur një strehë. Dikur banonte në një barakë ,por Bashkia Vlorë ia prishën  pa asnjë arsye. Aktualisht banon në një dhomë të vogël, të pabanueshme , falë dashamirësisë së mikut të tij. Një dhomë e ftohtë, e errët ku çfarë bie jashtë, bie brenda ia kanë vështirësuar jetën 63 vjeçarit duke e bërë me dhimbje stomaku,e  mëlçie, ku ky i fundit nuk mund të sigurojë medikamentet me pagën qesharake të ndihmës ekonomike. Duke mbledhur kanoçe për t’u ushqyer e duke shpresuar për të grumbulluar disa qindarka për një kafshatë buke mbyllet dita e tij. ‘U lodha shumë shumë në jetë”- shprehet me lot në sy Z.Feti. “Mos vdes këtu si qen “ se nuk jam kafshë, dua edhe unë një strehë – është thirrja e tij ndaj institucioneve.

COMMENTS

WORDPRESS: 0